Historia e punonjësit të Policisë që bleu shtëpi me zero interes në Shkodër: Ftoj të gjithë kolegët e mi të aplikojnë, është një mundësi e mirë

Florin Kuvendi është punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër. Ai punon e jeton në këtë qytet, e është babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla publikoi në rrjetet sociale historinë e të riut.

“Në shtëpinë e re të inspektorit të Policia e Shtetit Florin Kuvendi në Shkodër, i cili përfitoi kredinë e lehtësuar, falë programit të veçantë të Qeverisë Edi Rama për mbështetjen e familjeve e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit me kredi me interes shumë të favorshëm për shtëpi”, shkruan Ministri Balla, duke theksuar se do të rritet mbështetja afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

“Falë kësaj nisme jam në shtëpinë time, bashkë me çunin e vogël dhe nusen, ftoj të gjithë kolegët e mi që të aplikojnë, sepse është një mundësi e mirë”, apeloi Kuvendi.

Aplikimet për kredi me zero interes janë rihapur këtë vit sërish për punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

Lezhë, u kërkonin para biznesmenëve duke i shkruar në 'Signal' si zyrtarë vendorë, 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)