Historia e Sashës, që prej 15 vitesh endet rrugëve të Tiranës i braktisur! Gazetari Mane apel: Familja do lumturohet kur të shohë që fatkeqi është gjallë

Historia e Sashës, që prej 15 vitesh endet rrugëve të Tiranës i braktisur! Gazetari Mane apel: Familja do lumturohet kur të shohë që fatkeqi është gjallë

Sasha

TIRANË- Gazetari Bledi Mane ka publikuar historinë e një djaloshi i cili endet rrugëve prej gati 15 vitesh i braktisur e kërkon apel për ndihmë. Ai nuk është shqiptar, por boshnjak ose malazez që e thërrasin me emrin Sasha.

Bledi Mane tregon se janë njohur në ambientet e burgut 313 në Tiranë, e teksa që nga ajo kohë, i palarë, i paushqyer, i harruar Sasha jeton rrugëve. Gazetari bën thirrje që gjithkush të kontribuojë e ndërsa i bën thirrje dhe Bashkisë, Policisë e Ministrisë së Jashtme që të vendosin kontakte me familjen në vendin e tij

“E kam njohur për herë të parë kur më kishin rrasur herën e dytë në burg. Ishim në sektorin 4 te kati i tretë në burgun 313 në Tiranë. Mbaj mend që ka qenë vera e vitit 2002.

Ky person që shihini në foto ishte normal si gjithë të tjerët por dhuna shtazarake dhe poshtërimet që të burgosurit ushtronin ndaj tij, e tjetërsuan. Nuk është shqiptar por mund të jetë ose boshnjak ose malazez. Kur e rastis rrugëve të Tiranës i therras me emrin Sasha. Ka rreth 15 vjet i braktisur e katandisur rrugëve dhe kazanëve të plehrave të Tiranës. 15 vjet i palarë, i paushqyer, i harruar. Ftoj Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të bëjë verifikimin zyrtar të dosjes së këtij njeriu të braktisur e me pas Bashkinë, Policine dhe Ministrine e Jashtme të vendosin kontakte me familjen në vendin e tij. Le ta ndihmojmë të gjithe të rikthehet ne vendin e tij, në familjen e tij të cilët do të shokohen e lumturohen kur ta shohin që fatkeqi është i gjallë”, shkruan Mane.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 30/08/2022 16:00

    Bravo Bledi po ky eshte shtet legen qe nuk kujdeset per qytetaret e vet, e lere me te huajt. E kam pare edhe une kete tipin rrugeve, e me ka ardhur keq.

    Përgjigju
  • kaltra: 30/08/2022 15:30

    Të lumtë o Bledi që do të ndihmosh këtë fatkeq të mbetur rrugëve të Tiranës.Si ka mundësi që 15 vjet nuk e ka ndihmuar njeri ?Eshtë njeri si gjithë të tjerët,ka nënë ,baba ,motër a vëlla që e presin në vendin e tij.Ishalla shkon gjithçka mbarë ,ndoshta ka mbetur një fije njerëzillëku te ata që kanë mundësinë dhe e bashkojnë Sashën me familjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse