Historia e shqiptarëve: Si
mbrojtëm hebrenjtë në luftë

Historia e shqiptarëve: Si<br />mbrojtëm hebrenjtë në luftë
Ashtu sikurse ndodh me thesaret e zbuluara pas ikjes së detit nga batica, ashtu kanë dalë në dritë edhe tregime të guximit personal, 70 vjet pas veprës së bamirësisë, në një ekspozitë fotografike në Charlotte.

"Besa: Kodi i nderit" në Librarinë judaike Levine-Sklut në parkun Shalom në Charlotter tregon për guximin e një kombi duke qëndruar i fortë gjatë pushtimit nazist të Luftës së Dytë botërore dhe duke mbrojtur me qindra hebrenj nga vdekja.

Imazhet mahnitëse bardhë e zi, janë shoqëruar me histori të shqiptarëve, që kanë vepruar me ndërgjegjen e tyre. Veprimet e njerëzve të një vendi që dominohet nga myslimanët në vendin e evropës juglindore, në Shqipëri, kanë filluar të bëhen të njohura dhe të kuptohet jashtë maleve të këtij kombi në gadishullin ballkanik.

Janë më shumë se një dyzinë fotografish që tregojnë shqiptarët që fshehën hebrenjtë, në mirëkuptim të plotë me kodin e tyre të Besës, apo një kod nderi. Një njeri që të jep Besën, është një njeri që e mban fjalën, një njeri që mund ti besosh edhe jetën dhe të jetosh në familjen e tij si pjestar i saj.

Fotografi Norman Gershman, 79 vjeç, është forca lëvizëse e kësaj ekspozite, dhe e ka vizituar shqipërinë më shumë se tetë herë duke nisur që nga viti 2003, duke intervistuar dhe fotografuar shqiptarët.
"Kisha një ide fillestare për të fotografuar disa prej tyre" thotë Gershman, që jeton në Basalt, Colo. "Kur mësova për myslimanët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit, u surprizova dhe vendosa që të mësoja më shumë".
Ligji izraelit nderon personat që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit, duke përfshirë 69 shqiptarë.
Shqipëria para lufte kishte një popullsi prej 803 mijë personash, duke përfshirë rreth 200 familje hebrenje. Pasi Hitleri u ngjit në pushtet në 1933, shumë hebrenj shkuan si emigrantë në Shqipëri. Burimet thonë se më shumë se 2000 hebrenj hynë në vend. Pas pushtimit nazist të 1943, shqiptarët refuzuan të jepnin një listë të hebrenjëve, dhe mbrojtën me shenjtëri "mysafirët" e tyre.

Shqipëria është i vetmi vend evropian që kishte një popullsi hebrenje pas luftës, më të madhe sesa ishte para luftës.
AKTE PLOT NDERIM PER KURAJON
"Mësova se kishte shumë të tjerë pas atyre që ishin njohur zyrtarisht" thotë Gershman. "Doja të dokumentoja dhe të ndaja këto histori me të gjithë". Një nga historitë e Gershman është ajo e dy vëllezërve Hamid dhe Xhemal Veseli. Një burrë i pashëm, i gjatë duket në foto, i veshur me një xhaketë me butona poshtë dhe me këmishë e kollare. Kokat e dy vëllezërve janë kthyer nga njëri tjetri. "Prindërit tanë kanë qenë myslimanë të devotshëm dhe besonin, ashtu sikurse ne, që "çdo trokitje në derë është bekim i zotit", fillon historia e tyre. "Ne asnjëherë nuk morëm ndonjë lek nga mysafirët hebrenj. Të gjithë njerëzit janë qenie të zotit. Besa, ekziston në çdo shpirt shqiptari".

Veselët u ndoqën në hapat e tyre nga një tjetër vëlla, që gjithashtu njihet se ka strehuar hebrenj, dhe i dhanë mbështetjen e tyre familjes së Joseph Ben Joseph dhe familjes Mandil.

Joseph punoi për Hamidin në dyqanin e tij të rrobave dhe Moshe Mandil punoi së bashku me vëllain tjetër në studion fotografike. Të dy familjet ishin refugjatë nga Jugosllavia. Me pushtimin nga Gjermania në 1943 të dy familjet hebrenje shkuan në Krujë.

Hamid Veseli thotë në rrëfimin e tij, "Xhemali dhe prindërit ecën natë e ditë për 36 orë drejt shtëpisë sonë. I veshëm ata si fshatarë. Dy ditë më vonë, transportuam edhe fëmijët në Krujë. Gjatë ditës i fshihnim të rriturit në një shpellë në mal afër fshatit tonë. Fëmijët luanin me fëmijët e tjerë të fshatit. Të gjithë fqinjët e dinin se ne kishim strehuar hebrenj. Kishte edhe shumë familje të tjera hebrenje që ishin fshehur". Gershman vuri re një gjë gjatë takimit me shqiptarët, "cdo person me të cilin fola ishte pothuajse altruist dhe nuk e realizova dot sesa monumentale ishte akti dhe kurajoja që ata kishin ndërmarrë. Për një person që ata thosshin se ndiheshin të detyruar që ta bënin një gjë të tillë dhe do të ishin të nderuar ta bënin sërish.

MORALITETI ESHTE MULTIKULTUROR
"ne e dinim se Besa ishte një zgjedhje ideale për ne, si pjesë e misionit të edukimit të Holokaustit, thotë Talli Dippold, drejtor i Libraisë judaike në Levinë Skult.

"Ka një leksion të gjatë dhe një mundësi të jashtëzakonshme mësimi nga këto histori. Shqiptarët morën një vendim moral të bënin atë që u dukej e drejtë duke u përballur edhe me një opozicion të fortë të mundshëm. Kjo është saktësisht se çfarë shpresojmë për fëmijët tanë nëse do të gjendeshin në të njëjtat pozita. I mësojmë ata se është "OK" që të tregosh kurajo morale dhe ti qëndrosh asaj që është e drejtë".

Autori Osama Wazan, 47 vjeç nga Charlotte është një mysliman që lindi në Bejrut, Liban. Pasi pa ekspozitën, Wazan tha se nuk ishte fare i surprizuar nga veprimet dhe sjellja e myslimanëve shqiptarë.

'Do të isha më i surprizuar po të mësoja se të tilla veprime bëhen sot" tha Wazan, që tregon se konflikti izraelito-palestinez tregon edhe për perceptimet për myslimanët.

"Eshtë ngushëlluese të shohësh përtej konfliktit global dhe të njohësh mirësinë në zemrat e njerëzve" thotë Wazan. "Çfarë shpresoj ti them botës arabe është se njerëzit nuk duhet të reagojnë me dhunë për besimin hebrenj. Moraliteti është multikulturë. Profeti Muhamet thotë: "mysliman është ai me të cilin njerëzit janë të sigurt nga abuzimi fizik dhe verbal. Rregulli i artë gjendet në Torah, në Bibël dhe në Kuran- dhe këto leksione janë universale mes gjithë njerëzve".

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme (VIDEO)

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme (VIDEO)