Historia e vajzës nga Etiopia dhe
dashuria për dhitë, miket e saj

Historia e vajzës nga Etiopia dhe<br />dashuria për dhitë, miket e saj
Shumë prej nesh për shkak të jetës të vrullshme jemi larguar nga natyra,dhe histori të tilla si të vajzës etiopiane na afrojnë më shumë  edhe kafshët të cilët kanë nevojë për shumë  dashuri.

Dhe pse jo një mënyrë shumë e mirë për tu vetëpunësuar, ta duash punën që do, t'i përkushtohesh me dashuri.

E në këtë mënyrë shndërrohesh pse jo në një frymëzim për shumë persona të tjerë të cilët ende nuk kanë marrë guximin të provojnë dicka.

Më poshtë ju prezantojmë me Agitu, vajzën e cila tashmë ka edhe një familje tjetër për të cilën kujdeset me shumë dashuri.

Dita e saj nis shumë shpejt në orën 4 e 30 të mëngjesit për t’u kujdesur për miket e saj, dhitë për të cilat shprehet se i do shume.

37-vjecarja nga Etiopia rrëfen se të gjitha dhitë kanë emrat e mikeve të saj apo edhe të klientëve , por secila dhi sipas saj ka karakterin e saj.

Agitu vjen nga Etiopia por  kur ishte 18 vjec  u zhvendos në Itali ku ka studiuar për Sociologji në Universitetin e Trento. Kthimi në vendin e saj nuk ishte i lehtë ajo u detyrua të largohej  pasi kishte marrë kërcënime nga qeveria e vendit e cila është në pushtet prej vitit 1991.

Dhe larg gjithckaje Agitu u rikthye në Itali dhe i është përkushtuar prej  5 vitesh rritjes së dhive, ajo ka tashmë 80 të tilla dhe për të ajo është një familje e vërtetë.

Shumë te rinj dhe të reja nga vendi i saj janë të detyruar të arratisen nga vendlindja për t’i shpëtuar represionit qeveritar, por Agitu ka gjetur mënyrën më  natyrale, më të pastër  për të shprehur dashurinë e saj, të kujdeset me shumë dashuri për dhitë dhe të ofrojë produkte cilësore.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore