Historia/ Lindja e Lojërave Olimpike, 3000 vjet më parë në Peloponez

Historia/ Lindja e Lojërave Olimpike, 3000 vjet më parë në Peloponez

Foto ilustruese

Lojërat e Parisit do të jenë të 33-tat në epokën moderne, por historia e Olimpiadave është shumë e lashtë. Ajo nis 3000 vjet më parë në Greqinë e lashtë, ku vazhduan për më tepër se 1000 vjet, deri sa humbën shkëlqimin nën pushtimin romak.

Lojërat Olimpike moderne u themeluan më 1894 nga historiani francez Pierre de Coubertin dhe edicioni i parë u zhvillua në Athinë më 1896. Por, historia e Lojërave Olimpike është shumë më e lashtë. Lojërat origjinale janë zhvilluar 3000 vjet më parë në Peloponez, në Greqinë e lashtë.

Viti i zhvillimit të lojërave të para nuk dihet me saktësi, por nga dorëshkrime të lashta supozohet që ka qenë viti 776 para lindjes së Krishtit. Këto lojëra u zhvilluan çdo katër vjet, periudhë që u bë e njohur si Olimpiadë.

Olimpiadat e lashta përmbanin sporte tradicionale si vrapim, kërcim së gjati, hedhje disku, mundje dhe boks, si dhe garë me karroca dhe një version primitiv të sportit luftarak të quajtur pankration, që ishte një përzierje midis boksit e mundjes.

Pjesëmarrësit ishin të gjithë meshkuj, me origjinë greke e të lindur të lirë, si dhe duhej të konkurronin krejt të zhveshur. Mundësit ndesheshin të lyer plotësisht me vaj, në boks nuk kishte kategori peshash dhe kushdo që bën faull në nisje të garave përballej me ndëshkim fizik.

Fituesit shpërbleheshin me një kurorë gjethesh (dafine ose ulliri) dhe hynin në histori. Lojërat e lashta olimpike u zhvilluan për herë të fundit në vitin 393 të erës sonë, më tepër se 1000 vjet pas fillimit të tyre, pasi e humbën popullaritetin nën pushtimin romak të Greqisë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron