Historia mund të shkruhet sonte në Angli, kombinimet që mund të çojnë Kombëtaren Shpresa në Europian

Kombëtarja U-21 do të tentojë sonte të shkruajë historinë pasi ekzistojnë mundësitë për t’u kualifikuar për herë të parë në Europian edhe pse kjo është shumë e vështirë.

Kuqezinjtë e Alban Bushit, që ashtu si në ndeshjen me Kosovën do të mungojë për shkak se është i prekur me koronavirus, do të përballen në 20:25 me Anglinë e cila e ka siguruar kualifikimin dhe luan pa objektiv. Për më tepër ‘tre luanët’ po bëjnë prova për edicionin e ardhshëm dhe një pjesë e mirë e skuadrës është zëvendësuar.

Gjithsesi që kombëtarja shpresa të kualfikohet duhet me patjetër që Asutria të mos fitojë me Andorën. U-21 austriak kanë dy pikë më shumë se kuqezinjtë para ndeshjes së fundit në grup, por pavarësisht se luajnë ndaj një kundërshtari modest në katër ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm tre pikë.

Kombëtares Shpresa do t’i bënte punë edhe një kombinim rezultatesh. Humbja e Austrisë me Andorën dhe barazimi i Shqipërisë me Anglinë do t’i barazonte dy skuadrat me pikë, por ekipi i Alban Bushit do të kalonte më tej për shkak të fitores 5-1 në ndeshjen direkte me Asutrinë.

Një detaj që të bën optimist është se Kombëtarja U-21, që sonte do të drejtohet nga Xhemal Mustedaganic, ka marrë pikët e plota në tre ndeshjet e fundit. Vetëm katër ditë më parë mposhti Kosovën me rezultatin 0-1.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin