Historia në 'Pa Gjurmë'/U nda nga bashkëshorti, nëna e dy fëmijëve dhunohet nga bashkëjetuesi

Historia në 'Pa Gjurmë'/U nda nga bashkëshorti, nëna e dy fëmijëve dhunohet nga bashkëjetuesi

Driola Kumria u njoh me Arben Mukën, ndërsa punonte ne një fabrikë fasonerie në vitin 2007.  Ata vendosën të lidhnin kurorë ndërsa në vitin  2008  shpërngulen nga Korca drejt Pogradecit. Kur djali i parë Sindriti vjen në jetë, Arbeni emigron në Greqi dhe qëndron atje për afro dy vite. Çdo muaj dërgon të ardhura për familjen. Ishte moment kur marrëdhënia mes çiftit filloi të mos ishte më e njëjta kur Arbeni arrestohet nga policia me drogë, dhe dënohet me 2 vite burg. Driola duke menduar se Arbeni ishte dënuar shumë vite burg, vendos të krijojë një tjetër familje. Ajo nis bashkëjetesën me një tjetër person, pa e ditur se Arbeni del nga burgu, dhe mëson këtë të vërtetë të hidhur.

Vajza që ai kishte dashuruar nuk e kishte pritur. Arbeni nuk e kapërdin dot këtë gjë ndaj bie ne depresion. Por për Driolën kishte nisur një tjetër kapitull, vështirësie dhe dhune. Sokoli me të cilin ajo bashkëjetonte dhe kishin edhe një djalë ishte xheloz dhe konsumonte alkool. Në këto kushte Driola vendos të divorcohet me të dhe largohet nga Pogradeci bashkë me dy djemtë e saj në Korcë, atje ku merr një shtëpi me qera. Për Driolën jetesa ishte e vështirë, ajo ishte e vetme dhe nuk kishte mundësi për të ushqyer fëmijët. Vendos që një djalin e vogël Eduartin që ishte 2-vjec,  ta cojë në institucionin Shtëpia e Luleve të Vogla në Korcë, pasi atje mund të ushqehej.

Sokoli kërcënon me jetë Driolën duke ushtrua dhe dhunë fizike ndaj saj. Djali Eduarti qëndron rreth për 2-vjet në këtë institucion shtetëror dhe më pas Driola e rimerr. Gjykata i jep urdhër mbrojtje ndërsa Driola kurohet pasi u dhunua fizikisht nga Sokoli. Ndërkaq një vit më parë bashkëshorti i saj i parë Arben Muka var veten në qelinë e burgut të Peqinit ne dhjetor të vitit 2018. Historia u ndal aty nga nisi. Driola pati një fat të trishtë. Bashkëshorti i saj i parë nuk jeton më, ndërsa bashkëjetuasi Sokoli vazhdon ta kërcënojë me jetë nënë e dy fëmijëve…..

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen