Kjo është një nga historitë më prekëse, ku bëhet fjalë për një lidhje të ngushtë mes një 7-vjeçari që vuan nga një sindromë dhe një qeni me 3 këmbë.

Owen Howkins është i prekur nga sindroma Schwartz-Jampel, një sëmundje që i bën muskujt e tij të kenë tension vazhdimisht.

Kjo do të thotë që e ka të pamundur të lëvizë me lehtësi. 7-vjeçari tha se jeta e tij ndryshoi kur prindërit e tij adoptuan një qen me 3 këmbë, i cili ishte goditur nga një tren.

"Ndihem me të vërtetë i lumtur. Ai ndryshoi jetën time. Tashmë nuk jam më as i frikësuar", shpjegoi 7-vjeçari. Historia e fëmijës dhe qenit të tij ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Ndërsa ai ka marrë edhe një çmim nga Fondi Ndërkombëtar për Përkujdesjen ndaj Kafshëve.


(v.gj/shqiptarja.com)