Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico

Historia prekëse/ Portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve! Luan titullar në El Clasico

Thomas Gillier

Sot në Kili do të luhet derbi i përjetshëm, El Clasico mes Colo-Colos dhe Universidad. Në këtë duel për miqtë, 19-vjeçari Thomas Gillier do të qëndrojë mes shtyllave, i shoqëruar nga një histori shumë tragjike familjare. Bëhet fjalë për një djalë që humbi të dy prindërit brenda vetëm shtatë muajve dhe që tani kujdeset për motrën dhe vëllanë e vogël.

“Si të qëndroj i fortë? Nuk është e vështirë për mua. Përqendrohem në çështjet mbi të cilat mund t'i zgjidh. Nëse klubi më beson mua, kjo është shumë mirë, por gjëja më e rëndësishme është që unë të kem besim në veten time dhe në aftësitë e mia. E gjithë kjo është rezultat i punës së planifikuar. Sot do të debutoj në derbi, por për mua do të jetë vetëm një lojë tjetër. Jam shumë i qetë sepse e di që jam stërvitur shumë mirë", tha Gillier.

Nëna e Thomas, Claudia Correa Bilbao, një artiste shumë e respektuar humbi jetën janarin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Vetëm shtatë muaj më parë, babai i Thomas ishte ndarë nga jeta pasi kishte pësuar një arrest kardiak gjatë pushimeve në vendlindje.

Ai ka lindur në Francë dhe Thomas është gjithashtu i lidhur fort me këtë vend evropian.

“Eksperiencat nuk janë vetëm vitet që keni kaluar në botë. Kjo varet gjithashtu nga ajo që keni përjetuar dhe çfarë keni mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë. Thomas është një djalë i fokusuar që di të mësojë nga shembujt e të tjerëve, ai është i mençur dhe shumë i pjekur. Ai kaloi shumë dhe u rrit herët. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai tashmë duket kaq i pjekur edhe kur kalon mes shtyllave”, tha trajneri i Club Universidad.

Gillier do të debutojë sot në derbi për shkak të një dëmtimi të portierit të parë Sebastian Perez, teksa ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta