‘Historia Shatku’, dokumentar për familjen dibrane që i dhuroi vendit juristët e shquar

DIBËR- Një dokumentar kushtuar familjes Shatku në Dibër, një prej familjeve që njihet për juristët e shquar që i dha vendit. Presidenti Ilir Meta gjatë promovimit të dokumentarit tha se është e rëndësishme ruajtja e vlerave atdhetare të qarkut të Dibrës.

“Është shumë e rëndësishme ruajtja  dhe promovimi i vlerave dhe kontributeve atdhetare dhe patriotike të qarkut të Dibrës si një ndër krahinat me kontribute të jashtëzakonshme në ruajten e integritetit, sovranitetit por edhe të shtetformimit të Shqipërisë. Padyshim familja Shatku dhe përfaqësuesit e saj ashtu si dhe shumë familje të tjera të shquara dibrane kanë një kontribut të rëndësishëm në të gjithë këtë histori”, tha Meta.

Ministri i  drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij u ndal te Faik Shatku që ishte një ndër juristët që dha kontribut në shtetin e sapothemeluar shqiptar.

“Si ministër i drejtësisë Faik Shatku u mor gjerësisht me përthithjen e legjislacionit modern evropian dhe përafrimin e sistemit gjyqësor shqiptar me ato të tipit francez, italian dhe gjerman. Rol të rëndësishëm në zhvillimin e drejtësisë penale shqiptare ka luajtur edhe lidhja e një sërë marrveshjes e konventash kundër kriminalitetit, ekstradimit dhe përmirësimit të sistemit të burgjeve në Shqipëri në atë kohë”, tha Manja.

Disa prej familjeve dibrane u vlerësuan për kontributin e tyre me dekoratë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro