I ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama ‘Flasim’ këtë herë ishte gazetari dhe historiani britanik Timothy Garton Ash të cilit 2 ditë më parë iu dorëzua edhe ‘’Çelësi i qytetit’’ të Tiranës.
Bashkëbisedimi mes Ramës dhe historianit britanik u bë rreth situatës ku ndodhet sot Europa dhe faktorët që e sollën këtë situatë. Duke folur për ‘Brexit’ (shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE), Garton Ash e cilësoi si disfatën më të madhe politike të jetës së tij.
‘’Për mua, Brexit-i ishte disfata më e madhe politike e jetës sime. E gjithë jeta ime është sjellë rreth Europës, unë jam një europian anglez, kështu që shkëputja e Britanisë nga Europa është tragjedi për Britaninë, por mendoj edhe për Bashkimin Europian dhe të ardhmen e Europës. Megjithatë, nuk mendoj se Brexit-i e ka prerë atë lisin e britanizmit që përshkruat. Mendoj që vazhdon të jetë aty’’- u shpreh historian.
Gjatë diskutimit, duke iu përgjigjur pyetjes së kryeministrit mbi ‘britanizimin’ dhe emigracionin, historiani tha se Britania e Madhe ka një kapacitet fantastik për të pranuar emigrantët në shoqëri, duke marrë shembulline drejtuesve aktualë të vendit, origjina e të cilëve është nga vendet aziatike.
‘’Më gjej një vend tjetër europian që ka një kryeministër hindu, një ministër të Jashtëm me ngjyrë dhe një kryetar bashkie mysliman si të Londrës. Ky është një kapacitet fantastik për të përqafuar, jo vetëm skocezët, anglezët, uellsianët dhe irlandezët, por edhe njerëz nga mbarë bota’’- u shpreh historian.
Duke iu përgjigjur pyetjes të bërë nga kryeministri me këmbëngulje se si e sheh Bashkimin Europian pas 10 vitesh, historiani tha se mendon që pas një dekade BE të përbëhet nga 35 shtete anëtare.
‘’Mendoj se, po të mobilizohej një brez i ri europianësh, jo vetëm për të mbrojtur atë çfarë kemi arritur, që është Europa më e mirë që kemi pasur, por edhe për ta zgjeruar dhe përmirësuar atë, çka është plotësisht e mundur, pas 10 vjetësh, do të mund të shohim pas dhe të kemi një Union prej 35 shtetesh dhe do t’ia kemi arritur të mbrojmë atë që kemi, mënyrën e lirë të jetesës në Europë. Është e mundur, por është në dorën tonë’’- tha Garton Ash.
Më tej u fol edhe për librin e Garton Ash, të titulluar ‘’Vendet e mia, një histori personale e Europës’’, i përkthyer edhe në shqip.
Gjatë podcastit të kryeministrit Edi Rama me historianin, autorin dhe gazetarin e famshëm britanik, Timothy Garton Ash u përmend dhe ish kryeminstri Tony Blair dhe roli i tij tek Brexit.
Gjatë bashkëbisedimit historian britanik kritikoi qeverisjen e Tony Blair, që sipas tij ishte ndër shkaqet që ndodhi më pas dalja e Britanisë nga BE-ja por kryeministri ka një mendim tjetër.
Edi Rama: Dëgjoni, së pari, më duhet t’ju informoj që jam shumë i hapur, por mbetem fanatik për disa gjëra dhe një prej tyre është: “Mos e prek Tony Blair-in në praninë time”. Thjesht, mos e prek.
Timothy Garton Ash: Shiko, unë e kam mik Tony Blair-in. Ai është i rritur mjaftueshëm, për të pranuar gabimet e tij.
Edi Rama: Jo, nuk po flas në emër të tij. Ai mund të flasë vetë për veten e të merret me gabimet e tij. Por unë jam një fanatik i tij, kështu që mos e prek Tony Blair-in. Jo për të bërë avokatin e tij, por, më fal, sa vite ka Tony Blair që është larguar nga detyra, sa vite? Nuk mendoj se është shumë korrekte, që ajo që ndodhi me Brexit-in t’i lihet Tony Blair-it si një gabim tjetër, sepse, ndoshta, asokohe – nuk e di – por, ndoshta, në atë kohë, hapje, hapje, hapje ishte rruga e duhur dhe, mbase, mbyllje, mbyllje, mbyllje është më shumë një reagim nxitimthi, kur sheh që po humbet kontroll, në vend të disa gjërave që mund të ishin bërë më parë… dhe, pastaj, fajin e kishte Tony Blair!
Problemi në Britani me Tony-n sa herë që thotë diçka, është njerëzit nuk e dëgjojnë, por i thonë “ti e ke fajin për Irakun, kështu që mos fol, ti je kriminel”. Megjithatë, shumë kohë më parë, ai e ka thënë dhe e ka propozuar një mënyrë për të kontrolluar (imigracionin). Ai ka qenë një prej atyre njerëzve që ka paraqitur propozime për kontrollin. Mund të isha shumë mirë biografi i tij, por jo si ju, nga brenda, por nga jashtë.
dy familjet me te korruptuara ne bote esht blair dhe clinton, e gjithe bota ja ka mbyllur dyert, kryeministri jone ja shet shqiptarve per hero, llogarite ku ka mberritur inteligjenca e fukarenjve te shqiperise.
Përgjigju