TIRANE- Historiani i njohur shqiptar, profesor Arben Puto është shprehur për gazetën “Shqiptarja.com” se pretendimi grek është absurd në lidhje me ligjin e luftës që sipas tyre qënka miratuar nga parlamenti i kohës së Zogut. Ai thotë se gjithçka është miratuar askokohe është bërë në kushtet e pushtimit italian, në bashkëpunim me kolabrocionistët që si në të gjitha vendet e tjera gjatë luftës së dytë botërore bashkëpunuan me fashizmin dhe pas lufte u dënuan dhe në Shqipëri si të tillë. “S’është më Parlamenti i Ahmet Zogut, është Asanbleja e Vitit 1939 që i imponon Shqipërisë jo vetëm këtë që thuhet, por dhe bashkimin me Italinë. Shteti shqiptar nuk është më i pavarur që nga 7 prilli kur u pushtua nga trupat fashiste italiane. Vendimet i bënte Italia, dhe formalisht quhet vendim i përbashkët. Pra nuk është Parlamenti i Zogut, por i kolabracionizmit.
E mblodhi Konti Çiano më 12 prill 1939. Shqipëria ishte vend i okupuar nga fashizmi dhe një pjesë e klasës drejtuese të asaj kohe bëhet me me Italinë. Këta janë kolabracionistë dhe kolabracionizmi është i njohur në shumë vende të Evropës gjatë Luftës së Dytë Botërore por dhe është dënuar kudo, siç është dënuar dhe nga shqiptarët gjatë dhe sidomos pas përfundimit të kësaj lufte”, deklaroi Puto. Sipas tij, ky nuk është një balancim por një shtrembërim i historisë nga ana e palës greke, pasi i mohon Shqipërisë faktin se ishte e okupuar nga fashistët dhe ishte palë fituese në luftën e dytë Botërore. “Nuk është balancim, është shtrëmbërim i historisë. Nuk duan ta njohin faktin se Shqipëria ishte e okupuar nga fashistët italianë, por duan ta bëjnë palë me ta. Kemi një lëvizje të fuqishme nacionalçirimtare, dhe pas luftës u gjykuan të gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit. Kjo ishte përgjigjia e Shqipërisë dhe më 1946 në konferencën e Paqes në Paris”, deklaron profesori i njohur. Sipas tij këtë përgjigje dhe drejtuesi i atëhershëm i shtetit shqiptar të sapodalë nga lufta, Enver Hoxha.
“Protagonist i këtij revanshi ishte bërë Kryeministri i Greqisë, Kostantin Kaldaris, në konferencën e vitit 1946, i cili tha madje se s’ka pasur fare rezistencë shqiptare ndaj fashistëve”, thotë Puto. Ku Kaldaris dhe dëshmorët shqiptarë i quajti Vorio-epirote. “Kaldaris tha se Shqipëria është shtet i mundur, shtet fashist si Italia dhe për këtë duhet të paguajë dëmshpërblim, si të gjithë humbësit e tjerë, duke kërkuar për Greqinë të ashtuquajturin Vorio-Epir. Përgjigjia shqiptare ishte e njëjtë, kishte rezistencë, kishte kuislingë si kudo në Evropë, dhe janë dënuar ata për bashkëpunim”, thotë Puto, duke thënë se këto fakte rrëzuan pretendimin grek. Ai thotë se mbreti Zog kishte ikur që mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939. “Ahmet Zogu kishte ikur. Qeveria greke ka shpallur gjendjen e luftës me Shqipërinë disa ditë pas shpalljes së gjendjes së luftës me Italinë, më 10 nëntor 1940.
S’ka njohur Shqipërinë e okupuar, prandaj i shpalli gjendjen e luftës Italisë. Italia hyri në luftë dhe pas disa ditësh Greqia i shpalli luftë Shqipërisë, e cila ishte e okupuar. Kjo ishte një shkelje flagrante”, thotë Puto. Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës qeveria e sapo formuar më 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë, me një dekret të ri numër 13.
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com