Conference League zhvilloi të enjten 18-të ndeshjet e fundit për fazën e ligës së këtij sezoni (raundi 6-të). Dy klubet shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës ia dolën të sigurojnë play-off-in duke u renditur mes 24 skuadrave më të mira pas gjashtë takimeve, paçka humbjeve respektive në ndeshjet e fundit.

Në Madrid, Rayo Vallecano me Ivan Balliun kapiten mposhti 3-0 Dritën. Kampionët e Kosovës nuk e patën të lehtë kundër ekipit të La Ligas, por ia dolën që në finale të pozicionohen në vendin e 20-të që do të thotë zona play-off. Vallecano u pozicionua e pesta duke kaluar në fazën e 1/8. Golat për spanjollët u shënuan nga Lejeune, Gumbau dhe Pacha.

Në Larnaca, qipriotët e AEK fituan 1-0 kundër Shkëndijës. Goli i Angielski u dha tri pikë me vlerë vendasve duke i dërguar në fazën e 1/8. Ndërkohë kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e mbylli në vendin e 22-të me shtatë pikë për zonën play-off.

Shorti dhe rivalët

Shorti i fazës eliminatore të Conference League për sezonin 2025-26 do të mbahet të premten, më 16 janar 2026.

Cilat skuadra janë në shortin e fazës eliminatore të Conference League? 

Skuadrat e pozicionuara më mirë në renditje
AZ Alkmaar (HOL), Celje (SLO), Crystal Palace (ANG), Fiorentina (ITA), Lausanne-Sport (ZVI), Lech Poznań (POL), Rijeka (KRO), Samsunspor (TUR)

Skuadrat e vendosura më poshtë në renditje
Drita (KOS), Jagiellonia (POL), KuPS Kuopio (FIN), Noah (ARM), Omonoia (QIP), Shkëndija (RMV), Sigma Olomouc (ÇEKI), Zrinjski Mostar (ΒΙΗ)

Përballjet dhe rregulli

a. Klubet përballen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çiftet më poshtë (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23 dhe 24).

b. Klubet në secilën çift të renditur më sipër shortohen në fazën eliminatore, kundër klubeve në secilën çift të renditur më poshtë mes 16 ekipeve (nga vendi 9-24). Klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.

Pra Shkëndija do përballet me Lech Poznan ose Samsunspor dhe nëse kalon në 1/8 do ketë përballë Shakhtar Donetsk ose Rayo Vallecanon.

Drita do përballet me një mes AZ Alkmaar dhe Cluj, teksa nëse kalon në 1/8 do ketë përballë një mes AEK Athinë ose Sparta e Pragës.

Rruga drejt finales së Leipzig

Renditja e fazës së ligës:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?