Në garën për Këpucën e Artë 2026, ka një emër surprizë në pesëshen kryesore. Për herë të parë në histori, në të përfshihet emri i një futbollisti shqiptar. Vedat Muriqi, i cili luan me Mallorcan, renditet pas Harry Kane, Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Igor Thiagos.
Sulmuesi nga Kosova duket se është kthyer në një ‘makineri golash’ duke ia dalë të bëhet pjesë e renditjes së yjeve.
Sistemi i pikëzimit bazohet në numrin e golave të shënuar, të shumëzuar me koeficientin UEFA të kampionatit përkatës. Golat në ligat e renditura nga vendi i parë deri në të pestin vlejnë 2 pikë, ndërsa ato në kampionatet nga vendi i 6-të deri në të 22-tin vlejnë 1.5 pikë. Të gjitha ligat e tjera kanë koeficient 1.
Lista sipas pikëve:
Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë
Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë
Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë
Komente





