Romelu Lukaku në sezonin e ri do të luftojë për një vend në formacion me Vedat Muriqin. Klubi turk i Fenerbahce-s ka kompletuar transferimin e belgut nga Napoli për shifrën e 6 milionë eurove. 33-vjeçari e kishte bërë të ditur se nuk donte më të ishte pjesë e italianëve dhe këta të fundit u detyruan të ulin pretendimet për kartonin. Lukaku ka firmosur për një sezon me klubin turk me opsionin për të rinovuar edhe 1 vit tjetër, ndërsa do të fitojë rreth 10 milionë euro në sezon.

Mediat në Itali raportojnë se Napoli pritet ta zëvendësojë Romelu Lukaku-n me Gabriel Jesus të Arsenalit, ndërsa janë shumë afër blerjes së mbrojtësit Benoît Badiashile. Për 25-vjeçarin e Chelsea-s pritet të shpenzohen rreth 30 milionë euro.