Kalendarit të festave fetare i shtohet edhe data 6 janar, e cila personifikon një ditë me rëndësi në festat zyrtare të krishtera. Në besimin ortodoks në datën 6 janar kremtohet dita e ujit të bekuar. Sipas Biblës në këtë datë kremtohet pagëzimi i Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Tradita e pagëzimit është një rit fetar i cili ndiqet si nga besimi ortodoks ashtu edhe nga ai katolik për të konvertuar në këtë mënyrë një person në besimtar dhe ndjekës të besimit fetar përkatës. “Epifania” ose hedhja e kryqit në ujë merr shpjegime sa i përket domëthënies fetare.
Besimi ortodoks e kryesisht në kishat e lindjes “Dita e Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht shënon edhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Kjo festë quhet e dritës sepse Perëndia është drita dhe Ai u shfaq te njerëzit. Krishti nuk kishte nevojë të pagëzohej, por tregoi edhe ne se duhet të ecim në rrugën që ai vetë e filloi. Gjithashtu kjo festë konsiderohet edhe si festa e dritës dhe të gjithë besimtarët e pagëzuar me këtë emër në versionin greqisht kjo ditë simbolizon ditën e emrit dhe festohet po aq sa dita e ditëlindjes.
Ndërkohë në besimin katolik përveç këtyre simbolikave kësaj dite i është bashkangjitur edhe figura e befanës, e cila personifikohet nga një plakë e vjetër zemër mirë që shpërndan dhurata për fëmijët në mbrëmjen e 5 janarit duke gdhirë data 6 janar, duke u krahasuar kështu me babagjyshin e vitit të ri por në version femëror. Karakteri i saj mund të ketë origjinën nga pjesa qendrore të Italisë pastaj u përhap si një traditë për pjesën tjetër të këtij shteti. Një bestytni popullore është që emri i saj vjen nga festa e Epifanisë, e cila është një fjalë latine me origjinë greke .
“Epiphany” do të thotë ndryshe manifestim. Në folklorin popullor Befana viziton vogëlushët e Italisë në prag të festës së Epifanisë duke mbushur çorapet e tyre me karamele dhe në në qoftë se nuk janë sjellë mirë u sjell qymyr. Zakonisht ajo portretizohet si një grua e vjetër hipur në një fshesë e veshur me shall dhe doreze të zeza dhe që është e mbuluar me blozë, pasi ajo hyn në shtëpitë e fëmijëve nëpërmjet oxhakut.
Edhe në Shqipëri kremtohet kjo festë duke hedhur kryqin në ujërat e liqeneve të ndryshme dhe të rinjtë hidhen duke u munduar ta gjejnë. Personi që e gjen thuhet se do të ketë fat gjatë gjithë vitit. Pas shërbesës së Bekimit të ujit, besimtarët marrin ujin e bekuar, duke e përdorur atë për shërim shpirtëror e trupor, për familjen dhe të afërmit e tyre.
Kleriku i besimit ortodoks At Ilia Mazniku shprehet në këtë mënyrë në lidhje me këtë festë:
“Festa e ujit të bekuar ose e pagëzimit të Krishtit siç e tregon dhe vetë emri i festës flet për pagëzimit e zotit tonë Jezu Krisht në ujërat e lumit Jordan. Fragmenti i ungjillit që këndohet sot flet pikërisht për këtë ngjarje. Ungjilli na rrëfen se pasi u pagëzua i gjithi populli të cilët besuan në pagëzimin e Shën Johan Pagëzorit erdhi dhe Jezu Krishti nga Nazareti që të pagëzohej. Më pas pas kur e pa Johani ai i tha: “O zot, unë duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë për tu pagëzuar? Por Krishti ju përgjigj: “Bëjë këtë me qëllim që të plotësohet çdo drejtësi”. Kështu shërbëtori pagëzoi zotërinë e vet dhe kur doli nga ujërat e Jordanit ai pa qiellin e hapur dhe zërin e atit që tha ky është biri im I dashur, të cilin e kam pëlqyer, dhe më pas shpirti i shenjtë zbriti mbi kokën e Jezu Krishtit, me anë të një pëllumbi të bardhë. Këtë si ngjarje ne e kremtojmë 14 ditë pas ditës së lindjes së Krishtit. Në kohët e vjetra kremtohej në të njëjtën ditë si lindja ashtu edhe pagëzimi por më vonë u nda më qëllim që të kuptohet në mënyrë të vecantë rëndësia e pagëzimit të tij. Vetë ky pranim nga Krishti tregon sesa i rëndësishëm është misteri i pagëzimit në kishën tonë dhe sesa vlerësohet prej saj mister, pra për shpëtimin e njeriut. Në këtë mënyrë i fton të gjithë ata që i besojnë Jezu Krishtit që të pagëzohen në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë me qëllim faljen e mëkateve dhe të bëhen qytetarë të mbretërisë së Perëndisë. Askush nuk mund të hyj në mbretërinë e Zotit pa qenë më parë i pagëzuar dhe këtë rrugë na e tregoi vetë shpëtimtari Jezu Krisht në lumin Jordan nga Shën Johan Pagëzori.
Sa i përket riteve që bëhen gjatë kësaj dite të bekuar?
Si për çdo të kremte kryhet mesha hyjnore. Mesha paraprihet nga shërbesa e mëngjezores. Gjatë kësaj kohe këndohen himnet që kanë lidhje me festën e ujit të bekuar, këndohen fragmente nga ungjilli dhe nga shkrimi i shenjtë që tregon për rëndësinë e këtij misteri kaq të madh. Mbasi kryhet liturgjia hyjnore priftërinjtë dhe populli dalin jashtë nga kisha dhe aty hidhet kryqi në një basen me ujë. Në qytete bregdetare hidhet në det, në qytetet ku ka liqen ose lumë hidhet në këto ujëra. Por në Tiranë për arsye praktike përdorim një basen me ujë dhe aty hedhim kryqin duke simbolizuar kështu pagëzimin e Krishtit. Ujë që bekohet në atë ditë që shenjtërohet ruhet nga besimtarët dhe përdoret për të pirë ,për të marrë bekim si dhe për shtëpitë e tyre.”
Kështu kremtohet edhe një festë tjetër për kalendarin kristian duke qenë po aq e rëndësishme sa Krishtlindjet, apo Pashkët.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com