VLORE- Pallati 7-katësh i cili u shemb sot në Vlorë është ndërtuar në vitin 2001 mbi rrënojat e lokalit “Aulona”.

Si objekt, lokali "Aulona” mendohet të jetë ndërtuar nga italianet që në vitin 1920, ndërsa më vonë u kthyer në lokal muzike.

Ndërsa, nga vitet 1970 deri në vitin 1991 ka funksionuar si lokal ëmbëlsirash dhe akulloresh.

Në vitin 1992, lokal “Aulona” u privatizua nga njëri prej ish-punonjësve të lokalit i cili ia shiti dikujt tjetër në vitin 1998.

Më pas, në vitin 2000 godina u prish , dhe vetëm një vit më vonë filloi ndërtimi i pallatit 7-katësh, i cili u shemb sot pas ishe pa leje.

Por pronarët e objektit, pretendojnë se pallatin e kishin me leje dhe kërkojnë dëmshpërblim.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)