Gërdeci i pandëshkuar, historia e masakrës kriminale! Të premten ora 22:00 premierë në ‘HiStory’, emisioni më i ri në Report Tv (VIDEO)

Nisur nga e premtja në mbrëmje, ora 22:00, në ekranin e Report Tv do të transmetohet një emision i ri, fokusuar te historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Emisioni me emërtimin “HiStory”, përbëhet nga dokumentarë të ndryshëm, të cilët do të transmetohen sipas një ideje krejt të re.

Të ndarë në disa pjesë, dokumentarët do të shoqërohen, pas transmetimit të çdo pjese, edhe me një bisedë në studio, mes prezantuesit Denis Minga dhe autorit të tyre, gazetarit Ferdinand Dervishi.

Nesër në episodin e parë të ‘History’ trajtohet shpërthimi i 15 marsit të 2008 në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm dhe la pa shkatërrime me pasojën enjë bombe atomike. Historia e një afere kriminale që kishte qëllim fitimin e miliona dollarëve dhe një proces gjyqësor që u minuar nga politika. 

Shoqërimi i dokumentarëve me biseda të shkurtra në studio, është vendosur të bëhet me qëllim që teleshikuesit ti përcillet informacioni më i plotë dhe më i qartë. Po kështu, është vendosur që, gjatë bisedës, autori të shtojë informacione për tematikën, të cilat nuk janë përfshirë në një dokumentar.

Tema të emisionit të ri “HiStory” do të jenë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë të të gjithë kohërave, ngjarje që kanë peshuar në memorien kolektive apo diktuar fatin e mëtejmë të shoqërisë sonë.

Po kështu, ky cikël dokumentarësh, parashikon të përfshijë, si tematikë të preferuar, edhe ngjarjet më të rëndësishme të kronikës së zezë, qoftë të së shkuarës, qoftë të aktualitetit.

Dokumentari i parë i ciklit të ri “HiStory” do të transmetohet premierë, të premten në orën 22:00, në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar

Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar