Hodaj takim promovues me punonjës të rinj të Policisë

r/ATSH/- Drejtori i Policisë së Tiranë, Ervin Hodaj ka zhvilluar  një takim promovues me punonjës të rinj të Policisë mbi rezultatet e praktikës se tyre ne sektor te ndryshem në terren.
Qëllimi i këtij takimi mbetet suporti dhe vlerësimi i punës së çdo punonjësi te ri Policie drejt nje afirmimi sa me profesional ne strukture. Mbi të gjitha, Hodaj ka shprehur edhe një herë mbështetjen e punonjësve të rinj në këtë detyrë si dhe stime për çdo rezultat të arritur nga perkushtimi në punë.
Trajtimi me seriozitet i problematikave të ndryshme gjate punes se tyre do te shihet si perparesi per ecurine e metejshme ne karrieren e tyre policore.

Serioziteti, gadishmeria dhe fleksibiliteti janë elementët kryesor në punën e Policisë e cila çdo ditë përballet me diversitet vështirësish në mënyrë që qytetarët të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt ne perditshmerine e tyre.
Kështu edhe këta punonjës të rinj policie do të jenë brenda këtij kuadrati e do të hedhin hapat e tyre të sigurt profesional ne organizatën tonë ligjzbatuese duke pasur sfond e shembull të fortë ligjin e më të mirët.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai