Hodhën acid mbi spektatorët, pas 1
viti pranga 2 italianëve e 1 shqiptari

ITALI - Dy vëllezër italian dhe një shqiptar janë arrestuar nga policia italiane pasi më 22 qershor të vitit të shkuar hodhën acid mbi turmën e spektatorëve të një koncerti të muzikës jazz.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Catanias në Itali, ku janë vënë në pranga dy vëllezërit italian Filipo dhe Francesko Piazza dhe shqiptari Saimir Thekna 22 vjeç.

Hetimet e uniformave blu të Catanias kanë qenë të shtrira në kohë, ndërsa dëshmitë e shumë personave që u ndodhën atë moment si spektatorë kanë ndihmuar për zbardhjen e ngjarjes 8 muaj më pas.

30 persona u lënduan nga acidi i hedhur ndërsa ende disa prej tyre marrin mjekim në spital nda djegiet e marra.

Arrestimi i 3 të rinjve nga policia e Catanias është përshëndetur masivisht nga banorët e zonës të cilët prej kohësh jetonin me tmerrin e përjetuar në ato çaste, ku gjatë një koncerti të muzikës jazz për pak minuta gjithçka për ta u kthyer në ankth dhe frikë.

Aktualisht tre të arrestuarit janë njohur me masën e arrestit me burg dhe nga ku pritet të përballen me drejtësinë italiane dhe akuzën e plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim.

sajmi thkna shqiptari italianet acid spektatoreve koncert jazz
(Në foto, Saimir Thekna, Francesco Piazza, Filippo Piazza)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!  (VIDEO)

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)