I ndaluar është minoreni me inicialet R.L, banues në fshatin Gjokaj, i cili rezulton edhe i proceduar më parë për veprën penale penale "Prerje e paligjshme e pyjeve".
Policia ka mundur të dokumentojë me prova ligjore autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se ditën e mërkurë rreth orës 19, ka shkaktuar rënien e zjarrit në kodrat e fshatit Kuç pas një bishti cigareje të hedhur në tokë, e për pasojë janë djegur mbi 5 hektarë bimësi, shkurre e ullinj.
Ndërkohë, prej dy ditësh tashmë vijojnë përpjekjet e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile dhe ushtrisë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit në fshatin Kuç dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :
- R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", neni 205 i Kodit Penal.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj).
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 / b i Kodit Penal.
Zjarri në fshatrat Kuç dhe Fortuzaj të Vorës vijon prej tre ditësh. Mbrëmjen e djeshme flakët arritën pranë një magazine fishekzjarresh duke rrezikuar shpërthimin e saj. Mësohet gjithashtu se pranë fshatit Kuç ndodhet edhe një repart ushtarak i cili rrezikohet nga flakët.
Kodheli: Zjarri i qëllimishëm, rrezikon dhe një repart ushtarak
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cilësoi të qëllimshëm zjarrin që ka rënë prej tre ditësh në dy fshatra pranë bashkisë së Vorës.
Flakët në fshatin Kuç rrezikojnë një magazinë fishekzjarresh dhe një repart ushtarak aty pranë.
Kodheli pa nga afër punën e Emergjencave Civile për vënien në kontroll të flakëve, ndërsa iu apeloi qytetarëve që të ndihmojnë autoritetet për identifikimin e personave zjarrvënës.
"Zjarri në Vorë rrezikon edhe një repart ushtrarak. Po punohet për mbajtjen në kontroll të flakëve, sikurse ndodhet pranë një pike grumbullimi fishekzjarresh.
U bëj thrirje qytetarëve të që mbështesin këto struktura të jenë prezent në ndihmë të tyre, sepse flitet për pronat e përbashkëta. Zjarret janë të qëllimshme për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, janë të qëllimshme për arsye të tejra të cilat nuk i di.
I lutem qytetarëve të mund të jap;in informacione për të gjithë ata që këto zjarre i vënë qëllimisht.
Eshtë e pamundur që në të gjithë Shqipërinë dikush ndez një shkrepësë dhe shkakton një zajrr të adh.
Në këtë moment kemi zjarr në Mallaksatër, Dropull, Ulëz, ka zjarre të pashuara. Është e pamundur që të mund të dominojmë të gjitha zjarret në të gjtihë Shqipërinë përsa kohë ka njerëz që vënë zjarre qëllimisht", u shpreh Kodheli.