Holanda kërkoi rikthimin e vizave! Kuvendi kërkesë ambasadores: Eja na trego shifrat ekzakte

Komisioni Parlamentar i Integrimit do i drejtohet me një kërkesë zyrtare ambasadores së Holandës në Shqipëri për të raportuar në komision dhe të japë shpjegime lidhur me kërkesën e vendit të saj për rikthimin e vizave për shqiptarët. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat në parlament, Rudina Hajdari tha se do të kërkojë një raport konkret me shifra ekzakte në lidhje me kriminalitetin shqiptar në Holandë.

"Prej saj do të kërkojmë një raport me shifra ekzakte që të shikojmë çfarë ka ndodhur në Holandë në lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar. Duam që ambasadorja holandeze të vijë në komision që të japë shpjegime për kërkesën e Holandës për letrën drejtuar KE-së për rikthimin e vizave" tha Rudina Hajdari.

Ralf Gjoni kërkoi që kërkesa të bëhet sa më shpejt, ndërsa u miratua në komision ditën e sotme. Holanda miratoi në parlament një rezolutë, të cilën ia dërgoi KE-së duke i kërkuar që të pezullojë lëvizjen e lirë për shqiptarët për dy arsye, e para nivelin e kriminalitetit dhe e dyta fluksin e emigrantëve të paligjshëm, të cilët kërkojnë edhe azil.

Por në vitin 2015 numri i azlikërkuesve ka qenë 1005 dhe në 2016 ka shkuar në 1665 në vitin 2017 ka rënë në 365 dhe në vitin 2018 ka pasur 550 shqiptarë që kanë kërkuar azil, por ashtu edhe niveli i kriminalitetit është shumë i vogël.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DEBIL DELIRANT REXHEP LEKA: 03/06/2019 14:53

    Shteti Hollandez shteti më pler në bot. Ky shtet fundërrin ka inat dhe Gjermanin që është Shteti numur 1 në bot . Imagjino se çfar bëjnë kta kundra nesh që skemi shtet që ti trgoi vëndin ta përzëri legatën Hollandeze me faktin që është shtet nazist.E pastaj shikoheni ju si sillen këto lloi plerash të Evropës.

    Përgjigju
  • redi: 03/06/2019 13:31

    Shume mire qe kerkoni shpjegime nga ambasadorja e Hollandes per miratimin nga parlamenti i saj per vendisjen e vizeve ne Shquperine . Eshte e sigurte se libimi i Lulit eshte kissed ndra dhe per jete aresye dhe vendi te jerkoje orerjen e naredhenieve diplomatike ne jete vend jo dashamires dhe vec kundra nesh . Kerkesa ime eshte radikale por per vende jo muqesir nuk vlejne as maredhenit diplomatike qe baza e tyre mbeshtetet ne reciprocitet. Keshtu vendoset dinjiteti i nue vendi kur oerbuzet nga lapanjoz hollanez negjithse fitues i zgjedhjeve europiane eshte nje figure shume e afte si zoti Timermans

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja