E quajtur ndoshta favoritja kryesore për shkak të talenteve dhe lojës, Holanda i befasoi të gjithë me eliminimin e hershëm nga Euro 2012. Humbja 2-1 me portugalinë, bën që tulipanët të shohin turneun tashmë vetëm në TV.
Një nga futbollistët më të zhgënjyer, ishte dhe van der Vaart, që shënoi golin e vetëm të Holandës. "Të gjithë ne, duhet të shikohemi gjatë në pasqyrë pas këtij eliminimi shokues" komentoi mesfushori Rafael van der Vaart pas humbjes me Portugalinë.
"Ne kishim disa shanse të mira por Portugalia vërtetoi se është ekip i fortë. nëse duhet të shënosh dy gola, të duhen më shumë raste se kaq. ne humbëm 3 ndeshje dhe nuk e meritonim të kalonim në fazën tjetër" tha Rafael van der Vaart.
"E dija që do ta kishim të vështirë pasi duhej të fitonim me dy gola diferencë dhe kjo na bëri nervozë. pas golit tonë, Portugalia, nisi të luajë shumë mirë dhe ne jo. Kjo është e trishtueshme për tifozët tanë" tha Rafael van der Vaart. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com