Holandë/ Arrestohet një tjetër shqiptar për vrasjen e dy vëllezërve 5 vite më parë gjatë një shkëmbimi zjarri

Holandë/ Arrestohet një tjetër shqiptar për vrasjen e dy vëllezërve 5 vite më parë gjatë një shkëmbimi zjarri

Florenc dhe Klevis Tola

HOLANDË- Një tjetër shqiptar është vënë në pranga i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së dy vëllezërve të ndodhur 5 vite më parë në Roterdam-IJsselmonde. 

Dy vëllezërit nga qyteti i Elbasanit, Florenc dhe Klevis Tola, 29 dhe 25 vjeç, u vranë në janar të vitit 2015 gjatë një shkëmbimi zjarri.

Sipas medias së huaj, i arrestuar është një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. 

30-vjeçari dyshohet se është personi, i cili kishte shoqëruar me makinë vrasësit e shqiptarëve në shtëpinë ku ndodhi krimi.

Më 15 Janar të 2015-s, policia gjeti të vrarë me breshëri plumbash dy vëllezërit Tola, në një shtëpi në IJsselmonde. 

Në banesë autoritetet gjetën 21 plumba dhe shenja se mes palëve kishte pasur shkëmbim zjarri, gjithashtu u gjet edhe drogë.

Pas ngjarjes u vunë në pranga dy persona Herald R., i cili u lirua për mungesë provash dhe një 26-vjeçar tjetër shqiptar.

Ngjarja akoma është në rrethana misterioze edhe pse dyshimi kryesor ngelet përplasje mes bandave kriminale.

Në ngjarjen e vitit 2015 Florenc dhe Klevis Tola mbetën të vdekur kurse një shqiptar tjetër i identitfikuar si Serxhio Piku mbeti i plagosur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja