HOLANDE-Arrestohet në Roterdam Hektor Mahmutaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
 
Arrestimi i Mahmutaj është bërë nga policia holandeze në afërsi të Roterdamit.
 
Ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit.
 
Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.
 
Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit për vrasjen e bariut në Fier. 

mahmutaj


dy.b/shqiptarja.com