Pengmarrje në një lokal në Holandë, arrestohet autori, lirohen pengjet

Pengmarrje në një lokal në Holandë, arrestohet autori, lirohen pengjet

Policia rrethon zonën ku ka ndodhur ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në qytetin lindor Ede në Holandë. Një burrë ka marrë peng të paktën katër persona (të gjithë punonjës) në kafenenë Petticoat në qytetin Ede, në Holandën lindore.

“Një kontingjent i madh policie ka rrethuar zonën në qendër të qytetit”, raportoi media holandeze.

Policia evakuoi rreth 150 banesa pranë lokalit, pasi personi kërcënoi se do të shpërthente eksploziv. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit, e cila ndodhet jo shumë larg Arnhemit.

Më pas,kryebashkiaku i qytetit njoftoi se policia ka vënë në pranga një nga pengëmarrësit.

Policia liroi pengjet në faza të ndryshme pas një negociate të gjatë me pengmarrësin.

Sipas njoftimeve të policisë, nuk ka të dhëna se kjo ngjarje ka lidhje me motive terroriste. Shërbimet e trenave në zonën e prekur u anuluan.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?