Presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri britanik, David Cameron, ranë dakort dje gjatë një bisede telefonike për të rritur më tej bashkëpunimin në luftën kundër ISIS. “Presidenti i Republikës ka rënë dakort me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron. Ai e ka përgëzuar për votën e marrë në Dhomën e Komuneve për ndërhyrjen në Siri dhe për shpejtësinë e vënies në zbatim të kësaj nisme”, deklaroi zyra e shtypit e presidencës franceze. Tre ditë më parë, Hollande përshëndeti dy ditë më parë në një deklaratë sulmet e para ajrore të Britanisë në Siri, kundër bazave të ISIS-it.
/Shqiptarja.com






