/ATSH-AFP/ - Presidenti francez, François Hollande do të takojë sot homologun rus, Vladimir Putin për të diskutuar për krizën ukrainase, në një takim kokë më kokë të paparashikuar gjatë një ndalese në kryeqytetin rus, njoftoi Elyse.
Ky takim do të zhvillohet ndërkohë që presidenti francez, kërkoi dje një çtensionim të situatës në Ukrainë, pas një fjalimi një ditë më parë të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili bëri përgjegjës perëndimorët për këtë konflikt.
François Hollande e bëri këtë thirrje gjatë vizitës zyrtare 48-orëshe në Kazakistan.
"Organizuar me kërkesë të presidencës franceze që ia propozoi në parim dje në mbrëmje palës ruse, takimi do të zhvillohet në aeroportin e Moskës", theksoi presidenca franceze.
Krerët e shtetit do të diskutojnë për çështjen e livrimit të dy luftanijeve "Mistral" në Rusi, që François Hollande njoftoi se do ta shtynte deri në zgjidhjen politike të krizës ukrainase, ndërkohë që rusët kërkojnë që Franca të përmbushë detyrimet.
Ky takim kokë më kokë po zhvillohet në një moment kyç në krizën ukrainase ndërkohë që luftimet mes forcave ukrainase dhe proruse janë bërë më intensive disa ditë nga hyrja në fuqi e një armëpushimi që parashikon t'i jepet fund tetë muajve të konflikti të përgjakshëm. Gjashtë ushtarë ukrianas janë vrarë 24 orët e fundit në lindjen separatiste.
Takimi i fundit kokë më kokë mes Vladimir Putin dhe François Hollande daton më 15 nëntor në kuadër të samitit të G20-s në Brisbane.
/Shqiptarja.com