Homazh për Agim Qirjaqin në
tre vjetorin e ndarjen nga jeta

Homazh për Agim Qirjaqin në<br />tre vjetorin e ndarjen nga jeta
Ka pak njerëz që zotërojnë një talent superior,  jo vetëm në profesion,  por edhe në shpirt. Një nga këta ka qënë artisti i shquar Agim Qirjaqi.

Të jesh student,  pastaj regjisorë dhe mik i një njeriu të tillë është një shans që jo të gjithë mund ta kenë. Unë e pata atë shans.
I dashur profesor! Të jam mirënjohës për mundësinë e artë që më dhe për t’u bërë pjesë e suksesit tuaj.

Ju ishin nga ata aktorë që nuk pranonit një sukses të zbehtë. Ju ndiçonit dhe tek të gjithë ne që ju rrethonim,  projektohej drita juaj. Ju nuk pranonit të ishit asnjëherë figurant,  as në kohën kur shtrohej dilema “të jetë a të mos jetë Teatri Kombëtat”.

Ju në atë kohë ishit një protagonist i guximshëm,  por ndryshe nga skena ku ne shikonim përmasat gjigante të talentit tuaj,  aty ju shfaqët epërsinë e karakterit tuaj.

Meritat dhe kontributin tuaj të paçmuar historia do ta marrë dhe do ta vendos në tempullin e lavdisë. Ata që ju kanë njohur nga afër sot,  në këtë përvjetor do të donin të thonin shumë për ju.

I dashur profesor. Ju tani jeni bërë qiellor,  por jehona e duartrokitjeve tona për ju do të mbërrijë gjithmonë aty lart.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë