Homazhe për Gjetën, Rama e
Meta kritika njëzëri drejtësisëBasha: PD është e ka qënë krah policisë

Homazhe për Gjetën, Rama e<br />Meta kritika njëzëri drejtësisëBasha: PD është e ka qënë krah policisë
TIRANË Vrasja e efektivit të Repartit të Ndërhyrjes së Shepejtë të Shkodrës, Simon Gjeta është vepër e sistemit të drejtësisë së korruptuar. Ky ishte qëndrimi i kreut të qeverisë, Edi Rama, atij të kuvendit Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Dëshmorit më të ri të Atdheut Simon Gjeta iu dha lamtumira e fundit me të gjitha nderimet në një ceremoni homazhesh të zhvilluar në Akademinë e Policisë, aty ku nisi karriera e tij në vitet e vështira të 1997-ës. Kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që humbi jetën në një aksion për kapjen e autorit të një plagosjeje, prehet në "Varrezat e Dëshmorëve" krah një tjetër heroi që dha jetën në krye të detyrës, specialit të RENEA-s Ibrahim Basha, Dritan Lamaj e Gani Malushi.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, kolegë, miq e të afërm u përulën në heshtje para veprës së tij.

Kreu i qeverisë Rama mbërriti i vetëm në homazhe, me një shirit të zi në krah dhe zgjodhi të lë një shkrim në librin e shënimeve për të shprehur vlerësimin për nënkomisarin e vrarë në detyrë.

rama homazhe

edi rama ne homazhin e simon gjeta

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, shefi i mazhorancës, kryeparlamentari Meta dhe ministri Tahiri kishin një kryefjalë: Reforma në drejtësi do thyejë fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit.

Simon Gjeta, me gradë nënkomisar me detyrë komandant njësie në repartin e FNSH-së në Shkodër, mbeti i vrarë të shtunën me 3 tetor gjatë një operacioni për arrestimin e Ruzhdi Arishtës 56 vjeç. Ky i fundit më parë kishte plagosur me armë kushëririn e tij për shkak të një konflikti. 

simon gjeta

Rama: Këpusim fijet politike e gjyqësore që ushqejnë krimin
Kryeministri Edi Rama tha se sakrifica e Simon Gjetës do të shërbejë për të çuar më para mbështetjen e qeverisë ndaj unifroamve blu. Kreu i qeverisë u shpreh se Policia e Shtetit do të ritet edhe më tej, derisa të këpusë të gjitha fijet politike, ekonomike, financiare dhe mbi të gjithë gjyqësore, sic theksoi ai, që vijojnë të ushqejnë krimin. Në fund tha kryeministri Rama, nuk ka dyshim se fitorja do të jetë në anën e shtetit dhe të shoqërisë. Fjalë e plote e Kryeministrit



“Gjaku i Simonit nuk do të bëhet ujë, por do të shërbeje për të plazmuar më tutje shpirtin, zemrën dhe mendjen e një policie shteti të rilindur e cila me mbështetjen e palëkundur të qeverisë shqiptare do ta thyejë plotësisht fuqinë që krimi akumuloi në dekadat e tranzicionit dhe që po e shohim të dobësohet dita ditës. Jam i bindur që policia e shtetit po rritet jo vetëm falë mbështetjes që po merr nga shoqëria dhe qeveria por edhe falë këtyre sakrificave të jashtëzakonshme, si e Simonit apo ajo e Ibrahim Bashës. Do të rritet dhe do t’i këpusë të gjitha fijet politike, ekonomike, financiare, dhe mbi të gjitha gjyqësore që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë ta ushqejnë krimin. Rivendosja përfundimtare e pozicioneve natyrale mes shtetit dhe krimit është sa e vështirë aq e sigurt. Sot ka dhe një arsye më shumë.  Policia e Shtetit nuk është e tradhtuar siç ishte deri dy vite më parë. Nuk ka dyshim që fitorja anon përditë e më shumë nga shteti dhe nga shoqëria. “Është gabim i madh të mbash zi për njerëzit që vriten në krye të detyrës në vend të zizë për ta ne do të falenderojnë zotin që njerëz të tillë jetuan ndër ne dhe edhe për ne”. I paharruar qoftë kujtimi i dëshmorit Simon Gjeta”, - u shpreh Rama.



Meta: Sakrifica e Simonit s’do harrohet, ndërmarrim reformën në drejtësi
Në të njëjtën linjë, edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se reforma në drejtësi do tu japë përgjigjen e merituar kriminelëve. Meta tha se sakrifica e nënkomisarit Gjeta nuk do të harrohet.

"Ne jemi sot këtu të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin njerëzor dhe mbështetjen për familjarët e Simonit, por edhe për të gjithë kolegët e tij të cilët sakrifikojnë çdo ditë për ta bërë jetën e të gjithë shqiptarëve më të sigurt duke u përballur heroikisht me të keqen, me delikuentët, kriminelët dhe shkelësit e ligjit. Është njerëzore dhe detyrim që të jemi sot së bashku, por është akoma më e rëndësishme që të bashkohemi rreth luftës ndaj së keqes, që ta ndalojmë këtë hemorragji që kërcënon sigurinë publike dhe të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve tanë. Ndaj familjarëve të Simonit u garantojmë sot edhe në emër të gjithë kolegëve të tjerë deputetë, se sakrifica e tij sublime jo vetëm që nuk do të harrohet, por do të shërbejë si një kambanë kujtese për të ndërmarrë çdo veprim ligjor që garanton jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike dhe mbi të gjitha për të realizuar reformën në drejtësi në mënyrë që drejtësia të jetë shembulloren ndaj gjithë kriminelëve dhe shkelësve të ligjit. Kolegëve të Simonit u garantojmë se do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur në këtë luftë të vështirë dhe që kërkon sakrifica të mëdha. Shteti, jam i bindur se do të veprojë me të gjithë forcën që i jep ligji për të çuar para drejtësisë këdo që guxon që ta shkelë atë. Ndaj, përulemi me respekt të thellë përpara veprës së Nënkomisar Simon Gjetës, Dëshmorit më të ri të Atdheut”, - tha Meta.

homazhet simon gjeta

ilir meta ne homazh

homazhet simon gjeta


Tahiri: Policia rrezikon jetën me kriminelët që liron drejtësia
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte mjaft i fortë në kritikat ndaj sistemit të drejtësisë. Ai tha se punonjësit e policisë sakrifikojnë jetën, sic bëri edhe Simoni, duke u përballur me kriminelët të cilët i liron gjykata. Një sakrificë e padrejtë kjo sipas ministrit, e cila do të marrë fund me përfundimin e reformës në drejtësi. Fjala e plote e Ministrit Tahiri

“Simoni e kishte shkruar vetë respektin, mirënjohjen dhe dinjitetin. Kolegët e tij bënë drejtësi duke i dhënë ndëshkimin e merituar dorës së krimit që i mori jetën Simonit. Kolegët e tij e dëgjojnë përditë togfjalëshin më të zbrazët që mund të dëgjosh në këtë kohë: Ndëshkim i merituar. Por çfarë ndshkimi të merituar merr krimi kur punonjësit e policisë përballen në rrugë me të njëjtët persona që arrestojnë disa herë e drejtësia i lë të lirë po aq herë. Shumë të tjerë janë të kërcënuar përditë në jetën e tyre, në shpirt dhe besim nga drejtësia që jep tepër rrallë ndëshkimin e merituar, por më shpesh ndëshkimin e paguar. Drejtësia që bën policia duke rrezikuar edhe në jetën sic bëri Simoni bëhet pazar nga gjyqtari që merr lekë nga korrupsioni. Kjo është sakrifica e padrejtë për punonjësit e policisë të cilët përballen me krimin që kthen në rrugë padrejtësia e gjyqtarëve. Nuk do ketë kurrë një kohë kur ta bëjmë të mbrojtur punën e policisë, por do ketë një kohë kur do të përfundojë reforma në drejtësi që gjyqtarë më shumë kriminelë se ata të rrugës të mos bëjnë pazare por që krimi të marrë ndëshkimin e merituar”, u shpreh ministri Tahiri.
 
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'