Homazhe për vokalistin e grupit
"Djemtë e Detit", Gentian Demaliaj

Homazhe për vokalistin e grupit<br />
Është përcjell për në banesën e fundit Gentian Demaliaj, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”. Familjarë, miq e dashamirës të kengetarit zhvilluan homazhe në nderim të tij në ambientet e RTSH. Një ditë më parë vokalisti Gentian Demaliaj u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rendë.
 
Vokalisti i grupit “Djemtë e Detit “ Gentian Demaliaj, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, është përcjell sot për në banesën e fundit. Gentian Demaliaj u nda nga jeta para kohe në moshën 40-vjecare,pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje tumorale.
 
Mesditen e kësaj të mërkure familjarë, të afërm, miq, figura të politikës, bashkëpunëtor e dashamirës të këngëtarit Gentian Demaliaj zhvilluan homazhe në nderim të tij në ambientet e RTSH.

Gjithë homazhi i Gentian Demaliaj u shoqëruan nën tingujt e këngëve të tij me të njohura, ku ai i thurte vargje jetës, ëndrrave, por edhe vdekjes.
Zëri i tij shpërthyes dhe shpirti luftarak i grupit “Djemtë e Detit”, vokalisti Demaliaj zeri i të cilit do të mbahet mend për publikun me këngët hite “Mos Qaj”, “Jo tani”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Epos”, “Jakup Ferri” etj.
 
Vokalisti Demaliaj me grupin e tij kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale, ku nuk kanë munguar as çmimet ,vlerësimet dhe duartrokitjet e forta nga publiku.
Por sot mes lotëve , trëndafilave të bardhë, miqtë dhe dashamirësit e vokalistit Demaliaj i dhanë duartrokitjen e fundit në largimit e tij nga kjo jetë.


Balada për Jakup Ferrin
Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha do të shënonte edhe portretin e tyre me baladën për Jakup Ferrin, këngë e cila befasoi jo vetëm publikun, por tronditi edhe artistët e skenës shqiptare. Ndërsa në vitin ’97 ata rikthehen me një tjetër goditje me këngën “Mos qaj”, baladë e cila i kushtohet dhimbjes njerëzore dhe fatit të rinjëve shqiptar që përjetuan gjatë viteve ’95 - ’97.

Në atë koha kënga “Mos qaj” u bë refren i problemeve sociale që shoqëria shqiptare po përjetonte gjatë periudhës post-komuniste. Ndërkohë, në fund të viteve 1998 grupi “Djemtë e Detit” u shpërbën dhe Genti iu drejtua një tjetër ëndrre, aktrimit. Eksperienca e parë në film erdhi në “Lule të kuqe, lule të zeza”, duke u ndjekur kështu me muzikalin “Rome dhe Zhulieta” apo bashkëpunimin me Elsa Lilën.

Krijimtaria

“Djemtë e Detit”, është një nga grupet e rrokut shqiptar krijuar që në vitin 1990, dhe që mbase është ndër të rrallët që vjen jashtë Tiranës dhe që ka patur sukses. I krijuar në Lezhë, muzika e tyre e hershme kishte ndikime të qarta nga hard-rroku dhe metalin, që ishte shumë aktual në mesin e viteve ’80 në të gjithë botën. Grupi “Djemtë e Detit” kanë marrë pjesë në shumë koncerte dhe festivale dhe sigurisht çmimet nuk kanë munguar, kanë dalë në krye në festivale rroku, si dhe janë vlerësuar nga vetë publiku. Albumi i parë në karrierën e tyre muzikore është “Izolimi vdes”, i cili përmbledh krijimet e tyre. Ndërsa, gjatë viteve 2000 me rikthimin e grupit ata sollën edhe albumin “Epos”.

gentian demaliaj


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut