Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja si do devijohet qarkullimi nga sot deri të enjten

Homazhet për Kryepeshkopin Anastas në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’, ja si do devijohet qarkullimi nga sot deri të enjten

Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’

TIRANË- Në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ do të mbahen dy ditë homazhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës. Policia e Shtetit njofton se ka hartuar një plan masash që do të sigurojnë mbarëvajtjen e homazheve dhe në disa akse rrugore si më poshtë do të ketë devijim të qarkullimit.

Nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore: 

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. 

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë