Ditën e sotme, në hollin e Muzeut Kombëtar janë mbajtur homazhet për tenorin e njohur Gaqo Çako.
Në nderim të tij, në homazhe ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se kontributi i tij do të mbetet në kujtesën e popullit.
Kontributi i tij, talenti i tij, dashuria që ai këndoi për publikun shqiptar janë të përjetshme. Kjo trashëgimi do të jetë frymëzuse për të gjithë artistët e rinj. Do të jetë përgjithëmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë. Është artist i përmasave të jashtëzakonshme njësoj si trashëgimia që po lë pas.
Ilir Meta
Lajmi kryesor: