Tiranë- Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, Gaqo Çako. Homazhet për nder të tij u zhvilluan në orën 11:00 deri në 12:00 në hollin e Muzeut Kombëtar, ku tenori u nderua nga personalitete të shquara të artit, miq e qytetarë të thjeshtë.
Pas lajmit të vdekjes së tij kanë qënë të shumta reagimet në rrjet, ku një ndër to ishte edhe ai i kryeministrit Rama, ndjekur nga presidenti Meta, kreu i parlamentit Ruçi dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Meshtri i madh u shua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte së bashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako. Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.
Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë, aty ku serenatat nuk reshtën asnjëherë së kënduari. Më pas u vendos në Kuçovë, ku dhe spikati nëpër aktivitetet në shtëpinë e kulturës, ku edhe i dhanë të drejtën për studime në Liceun Artistik. Adoleshencën e kaloi në Tiranë. Në vitet 1957 dhe 1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
I nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” Gaqo Çako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kanë ngelur në repertorin e muzikës klasike me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako. Ka shëtitur pothuajse në të gjithë teatrot e botës.
Gaqo Çako
Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Ai ka interpretuar veprat më të mira të kompozitorëve botërorë, edhe shqiptarë, por edhe ka kënduar në 28 edicione të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tenorit Gaqo Çako të shumta kanë qënë reagimet e figuarve publike.
Një ndër to është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mesazhin e tij ka rikujtuar disa vargje nga kënga e tij duke e falënderuar në fund atë për muzikën.
Udha më thërret shtigjeve të reja,
Vala e një lumi po më thotë eja.Toka jonë e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro, ardhsh i bardhë.Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie.Lamtumirë Maestro Gaqo Çako, faleminderit për muzikën.
Erion Veliaj
Ditën e sotme, në hollin e Muzeut Kombëtar janë mbajtur homazhet për tenorin e njohur Gaqo Çako.
Në nderim të tij, në homazhe ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur se kontributi i tij do të mbetet në kujtesën e popullit.
Kontributi i tij, talenti i tij, dashuria që ai këndoi për publikun shqiptar janë të përjetshme. Kjo trashëgimi do të jetë frymëzuse për të gjithë artistët e rinj. Do të jetë përgjithëmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë. Është artist i përmasave të jashtëzakonshme njësoj si trashëgimia që po lë pas.
Ilir Meta
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tenorit Gaqo Çako të shumta kanë qënë reagimet e figuarve publike.
Një ndër to është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mesazhin e tij ka rikujtuar disa vargje nga kënga e tij duke e falënderuar në fund atë për muzikën.
Udha më thërret shtigjeve të reja,
Vala e një lumi po më thotë eja.Toka jonë e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro, ardhsh i bardhë.Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie.Lamtumirë Maestro Gaqo Çako, faleminderit për muzikën.
Erion Veliaj
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tenorit Gaqo Çako të shumta kanë qënë reagimet e figuarve publike.
Një ndër to është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mesazhin e tij ka rikujtuar disa vargje nga kënga e tij duke e falënderuar në fund atë për muzikën.
Udha më thërret shtigjeve të reja,
Vala e një lumi po më thotë eja.Toka jonë e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro, ardhsh i bardhë.Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie.Lamtumirë Maestro Gaqo Çako, faleminderit për muzikën.
Erion Veliaj
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tenorit Gaqo Çako të shumta kanë qënë reagimet e figuarve publike.
Një ndër to është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mesazhin e tij ka rikujtuar disa vargje nga kënga e tij duke e falënderuar në fund atë për muzikën.
Udha më thërret shtigjeve të reja,
Vala e një lumi po më thotë eja.Toka jonë e bukur hapet valë, valë,
Zërat më urojnë: biro, ardhsh i bardhë.Qielli ësht`i kthjellët si një sy fëmije,
Toka rrit për ne fjalë dashurie.Lamtumirë Maestro Gaqo Çako, faleminderit për muzikën.
Erion Veliaj
Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tenorit Gaqo Çako të shumta kanë qënë reagimet e figuarve publike.
Një ndër ta është edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në mesazhin e tij është shprehur se humbëm bilbilin e Shqipërisë, i cili me këngët e tij na e bëri më të dashur atdheun.
Na iku Gaqo Çako, një bilbil i Shqipërisë. Gaqo Çako, Artist i Popullit, me këngët për popullin. Ai ishte kurorë dafine e këngës shqiptare. Këngët e tij na e bënë Shqipërinë më të bukur, më të dashur.
Gramoz Ruçi
Pas ndarjes nga jeta të tenorit Gaqo Çako mbrëmjen e djeshme, një reagim ka ardhur edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në reagimin e tij Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së tenorit për humbjen e mjeshtrit të skenës siç e quan edhe vetë ai.
Reagimi i plotë i Metës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, shpreh trishtimin dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.
Presidenti Meta u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të mjeshtrit të skenës lirike, tenorit dhe intepretuesit të këngës lirike shqiptare, i cili për tri dekada mori pjesë dhe interpretoi mjeshtërisht, duke fituar e duke u nderuar me çmime në skenat e Festivaleve të Këngës së Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në intepretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.
Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako!I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe!
Ilir Meta