Homoseksuali i merr fëmijën çiftit shqiptar, nëna në kërkim të djalit (Historia)

Jetonin në Lezhë atë kohë kur Laura ishte shtatzënë, 3-muajshe e martuar me Ramazan Locin. Ishte një periudhë e vështirë për çiftin e ri, kur të detyruar për një jetë më të mirë, vëllai i Ramazanit dhe kunati i Laurës, Denisi i cili bashkëjetonte me një person dhe i përkisnin komunitetit LGBT marrin ciftin nga Shqipëria në vitin 2015. Me të bërë të gjitha procedurat Laura dhe Ramazani nisen drejt Italisë. Laura ishte gjashtë muajshe kur mbërrin në shtetin fqinj. Ata jetonin në shtëpinë e kunatit në Pavia. Atje Laura u detyrua që për arsye dokumentesh të bëjë celebrim me shtetasin italian, avokatin Fabio Diodato që bashkëjetonte me kunatin e saj. Fëmija u lind dhe Fabio me të cilin bëri celebrimin i jep fëmijës atësinë, pa dijeninë e nënës. Djali regjistrohet si Domeniko Gabriel Diodato. Kur Laura doli nga spitali ata nuk e linin të merrej me fëmijën.

Ajo kuptoi se ishte ngritur  një kurth. Nëna e avokatit Fabio ndërhynte shpesh në ceshtjen e fëmijës, ndërsa i kërkon Laurës të dilte nga shtëpia. Kërkoi ndihmë në polici. Kur këta të fundit panë letrat u zbulua e vërteta e atësisë, se babai ishte italiani Fabio Diodato. Laura bëri AND-në dhe ligjërisht fëmija ka prindër biologjik ata shqiptarë Laura dhe Ramazan Loci. Laura transferohet në një kishë bashkë me djalin dhe më pas  në një komunitet për gra me problme me, deri në përfundim të procedurave lidhur me rastin. Ndërsa marrëdhënie më ciftin kishte marrë fund Laura jetoi afro dy vjet e gjysmë atje. Ndërsa vijonin seancat gjyqësore lidhur me akuzën që pala tjetër, kunati i saj Denisi dhe bashkëjetuesi i tij shtetasi italian Fabio Diodato ngritën se shitjen e fëmijës.

Për Laurën çdo përpjekje ishte e vështirë dhe thuajse mision i pamundur pasi ajo nuk e njihte mirë gjuhën. Nuk i dhanë as përkthyes ndërsa i thanë se duhej të linte komunitetin ndërsa fëmija do të qëndronte në Itali, pasi nena nuk plotësonte kushtet. Fëmija do të birësohej. Pas daljes nga komiteti Laura doli në mes të katër rrugëve, ndërsa ceshtjen e hodhi në Gjykatën e Apelit për të marrë fëmijën. Kur ende gjyqi nuk ka përfunduar Laura ndodhet në Shqipëri, ndërsa avokatja e ceshtjes ia ka pohuar se djali është birësuar. U bënë thuajse 6 muaj që kur Laura nuk e ka parë dhe nuk ka asnjë informacion për djalin e saj 3 vjecar. 16 tetor i vitit 2018 ishte i fundit takim që ajo pati me Domenikon…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Italia ka marr fund: 03/04/2019 23:54

    Mos vini ne itali. Ky shtet ka marre fund ekomomikisht dhe moralisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike