Hong Kong, 4500 protestues të arrestuar që nga qershori, tensionohen marrëdhëniet Pekin-Londër (VIDEO)

Pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë dje në ambjentet e Universitetit Politeknik në Hong Kong, ku u arrestuan më shumë se 200 student protestues dhe u plagosën rreth 50 prej tyre nga plumbat e gomës, brenda kështjellës së rezistencës kanë mbetur ende 100 studentë që kundërshtojnë të dalin dhe po rezistojnë ndaj sulmeve të policisë duke përdorur ndaj tyre bomba Molotov e deri harqe me shigjeta.

Që prej fillimit të protestave në muajin qershor, sipas autoriteteve policore, janë arrestuar 4500 persona midis moshës 11 dhe 80 vjeç.

Ndërkohë tensionohen marrëdhëniet midis Pekinit dhe Londrës, pas asaj që Kina zyrtare e ka quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Hong Kongut.

Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar i kërkoi Qeverisë Britanike të reflektojë seriozisht në vërejtjet e bëra nga Pekini në lidhje me protestat në Hong Kong, dikur koloni britanike.

Ambasadori Kinez deklaroi se Britania duhet t’i jap fund kritikave ndaj policisë në Hong Kong, qeverisë së drejtuar nga guvernatorja Lam dhe përkrahjes së protestuesve, që sipas tij, janë vetëm një hap larg terrorizmit.

Ndërsa Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga "dhuna e papranueshme".

Ulrike Demmer, zëdhënëse e qeverisë së Angela Merkel, duke komentuar situatën, tha se Qeveria federale gjermane u bën thirrje protestuesve dhe policisë që të moderojnë qëndrimet dhe të përfshihen në dialog sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore e konfliktit.

Protestat nisën fillimisht për të kundërshtuar ligjin e ekstradimit të të dënuarve në Kinë por që shpejt u shndërruan në një lëvizje për Liri dhe Demokraci.

Protestuesit kërkojnë jo varësi nga Pekini dhe respektimin e autonomisë me formulën "një vend, dy sisteme", sipas marrëveshjes së vitit 1997 mes Britanisë së Madhe dhe Kinës, e cila do të përfundojë në vitin 2047.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)