Hong Kong/ Agresori i këput veshin politikanit, 5 të plagosur nga sulmi në qendrën tregtare (VIDEO)

HONG KONG- Një protestues i ka këputur veshin një politikani lokal pro- demokratik, Andrew Chiu Ka-yin. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Tai Koo, ndërkohë edhe 5 të tjerë janë plagosur.

Personi i paidentifikuar, siç raportojnë mediat ndërkombëtare ka qenë një aktivist pro- Kinës dhe në sulmin e befasishëm në qendër tregtare sulmoi edhe këshilltarin lokal Andrew Chiu Ka-yin duke i shkulur një pjesë të veshit me dhëmbë dhe duke ia hedhur përtokë. Në fakt personi debatoi me dy familjarët e tij duke i plagosur me thikë ata, ndërkohë ishte Andrew Chiu Ka-yin që u përpoq ta ndalonte të ikte autorin por e pësoi edhe vetë. Pas aktit ndaj këshilltarit lokal, autori u sulmua nga kalimtarët të cilët ndodheshin rastësisht në qendrën tregtare. 

Menjëherë Andrew Chiu Ka-yin-së iu dha ndihma e parë por të plagosur mbetën dhe një vajzë si dhe tre burra të tjerë. Protestat pro- demokracisë vijojnë në Hong Kong duke u përshkallëzuar edhe me dhunë. 

Politikani lokal i Hong Kong, Andrew Chiu Ka-yin

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshi: 04/11/2019 17:00

    Keshtu duhet me ja u bere politikaneve tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës