HONG KONG- Kina ka lëshuar një paralajmërim të fuqishëm ndaj protestuesve pro-demokracisë në Hong Kong për zhvillimin e atyre që i quan ‘protesta të paligjshme’. Ndërsa Wang Li Yi ndodhet në SHBA, autoritetet kineze kanë paralajmëruar protestuesit që “të shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë paqësore”, nëse nuk binden “do të ketë pasoja të rënda”.
Ky paraljmërim ka ardhur edhe pasi është parë, nga ana e protestuesve, që trupat qeveritare po depozitojnë arka me plumba gome, përballë godinës së qeverisë. Frika e studentëve, që prej ditësh kanë okupuar rrugët kryesore të Hong Kong-ut, është qartazi mundësia e një përgatitjeje e policisë për t’i mësymur brenda mesnatës së sotme (18:00, sipas orës sonë lokale).

(Në foto: Protestues dhe oficerë të policisë “duke pushuar në paqe”.)
Takimi mes Wang Li Yi dhe John Kerry.
Ministri i jashtëm, Wang Li Yi, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington, tha se ajo çfarë po ndodh në Hong Kong është një çështje e brendshme e Kinës dhe se të gjitha vendet e tjera duhet të respektojnë sovranitetin e saj. Ndërsa homologu i tij amerikan, John Kerry tha se mbështet votën universale të protestuesve në Hong Kong duke u kërkuar autoriteteve kineze të vetëpërmbahen në lidhje me protestuesit. Kerry tha se autoritetet e Hong Kongut duhet ta trajtojnë situatën aktuale në përputhje me ligjin.
“Ne besojmë se një shoqëri e hapur dhe në shkallën më të lartë të mundshme të autonomisë dhe qeverisjes bazuar në ligj, është esenciale për stabilitetin dhe zhvillimin e Hong Kongut. Shpresojmë që autoritetet do të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë të drejtën e protestuesve për të shprehur pikëpamjte e tyre në mënyrë paqësore.”-deklaroi Sretari i Shtetit amerikan, John Kerry.

(Në foto: Oficerë të policisë, të rreshtuar përballë zyrave të kreut të ekzekutivit të Hong Kong-ut Cy Leung.)
Festimet e Ditës Kombëtare, një ditë më parë tërhoqën një numër të madh demonstruesish të zëmëruar me Pekinin, i cili nuk i lejon të zgjedhin vetë lidershipin në zgjedhjet elektorale të 2017-ës. Ndërkohë këta të fundit kishin vënë një ultimatum për të intensifikuar veprimet e tyre duke zaptuar edhe ndërtesat qeveritare nëse shefi i Hong Kongut, Cy Leung nuk dorëhiqet.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kerry: Autoritetet të vetëpërmbahen">