Karl Hopfner emërohet presidenti i ri i ekipit të Bajernit të Mynihut duke zëvendësuar Uli Hoeness, pasi u dënua me 3 vjet e gjysmë për evazion fiskal dhe u largua në muajin Mars.

Bordi drejtues pas një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi president të ri Karl Hopfner, ish-zëvendëspresident, i cili arriti të marrë 99.6% të votave.

Pas zgjedhjes në postin e ri, presidenti u shpreh se “Faleminderit për besimin tuaj të jashtëzakonshëm.

Unë do ta marrë këtë post me zemër, pasion dhe shpirt, siç kam bërë në më shumë se 31 vjet në poste të ndryshme.

Jam krenar që do të jem pjesë e familjes së Bajernit dhe gjithmonë do të punoj për të mirën e klubit” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com