Hoqi dhëmballën e infektuar, operohet në grykë 20-vjeçari nga Fushë-Kruja! Mori dhe Hepatitin C

Hoqi dhëmballën e infektuar, operohet në grykë 20-vjeçari nga Fushë-Kruja! Mori dhe Hepatitin C

20-vjeçari nga Fushë-Kruja

Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20-vjeçari nga Fushë Kruja. Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT te spitali Francez ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C. Në “Fiks Fare” u ankua babai i 20-vjeçarit, Alfred Karaj, i cili për gjithçka që i ka ndodhur djalit të tij fajëson dentistin Andi Çela. Karaj pohon se dentisti i ka hequr djalit të tij dhëmballën e infektuar pa i bërë një grafi paraprake, gjë që ka çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 20-vjeçarit.

Pas heqjes së dhëmballës, djalit të tij i është infektuar e gjithë goja e më pas edhe fyti, ku për 5 javë rresht ka qëndruar i shtruar në spital ku dhe është operuar nga fyti e ndërkohë ka mësuar se gjatë heqjes së dhëmballës djali i tij ka marrë edhe Hepatitin C. Pyetjes së gazetarëve se pse është i bindur që hepatitin mund ta ketë marr tek dentisti Alfredi përgjigjet se djali i tij nuk ka vuajtur më para nga asgjë. Fiksi filloi interesimin e tij, fillimisht duke u drejtuar tek dentisti Çela që kishte bërë heqjen e dhëmballës së 20-vjeçarit. Dentisti mohon të ketë gisht në gjithë situatën dhe thotë se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i neglizhencës, pasi 20-vjeçari nuk e ka marrë siç duhet mjekimin. Ose mjekimet që ka marrë më para pa recetë kanë ndikuar duke mos bërë efekt ilaçet që ka rekomanduar dentisti.

Pyetjes se a i është bërë grafi 20-vjeçarit para se t’i hiqej dhëmballa, dentisti fillimisht shprehet se pacienti nuk i është ankuar për gjithë gojën por vetëm për një dhëmballë. “Zakonisht për një dhëmbë nuk bëhet grafi, plus që dhëmballa ishte me dy rrënjë dhe e pashë të panevojshme për të kryer grafi“, shprehet dentisti. Më pas e hedh poshtë këtë variant dhe thotë që grafinë nuk ia ka bërë për arsye ekonomike. Ai tregon se kishte pak enjtje, i ka dhënë ilaç dhe më pas ka ndërhyrë duke ia hequr dhëmballën. Gjithashtu pohon se gjendja e dhëmbëve të 20-vjeçarit ishte shumë e keqe dhe pothuajse të gjithë dhëmbët i kishte me infeksion. Por dentisti nuk ka qenë i sigurt as vetë për ndërhyrjen që ka bërë, pasi ai më pas i ka bërë grafi 20-vjeçarit.

Pyetjes se pse i ka bërë grafi pas ndërhyrjes, dentisti iu përgjigj “për të qenë i sigurtë që nuk kishte infeksion dhe grafia këtë ka treguar”. Por grafinë nuk e jep dhe më pas bie në kundërshtim me atë që ka thënë, shprehet se gjendja e gojës së 20-vjeçarit ka qenë skandaloze, duke thënë se të gjitha dhëmballët kanë pasur infeksion. Por direkt 20-vjeçari ka pasur probleme dhe pas ilaçeve që dentisti i kishte rekomanduar, është paraqitur tek ai. Çela shprehet se është çuditur pasi enjtja djalit i kishte filluar në krahun tjetër. “Po kjo nuk ka sesi të ndodhte, pasi ai ose nuk ka marrë mirë ilaçet ose ka marrë aq shumë sa ato nuk kanë dhënë më efekt“, dëgjohet të shprehet ai në video. Gjithashtu, denoncuesi Alfred Karaj i është drejtuar edhe mjekut të familjes ku djali ka qenë një prej ditë që është ndjerë keq. Mjekja pohon se mjekimin kryesor nuk e ka rekomanduar ajo, por e ka nisur drejt spitalit të Krujës, ku i është dhënë një kurë 1-2 ditore për dhimbjet.

Karaj telefonon dhe kirurgun që ka bërë ndërhyrjen dhe ai i pohon se infeksionet e dhëmballës kalojnë në fyt ndaj iu bë dhe ndërhyrja. Kirurgu i thotë se nëse djali ka dhimbje të marrë qetësuar, por nëse ka infeksion t’i drejtohet direkt spitalit. Përsa i përket Hepatiti C, dentisti u shpreh se nuk e dinte që 20-vjeçari vuante pasi e kishte pyetur para se të ndërhynte nëse merrte mjekime, kishte sëmundje apo alergji. Këto i ishin mohuar nga pacienti dhe ai kishte vazhduar me procesin e heqjes së dhëmballës. I pyetur për këtë ai thotë se 20-vjeçari duhet të bëjë kontrolle dhe të marrë mjekime, por konkretisht nuk e di sesi pasi nuk ka njohuri mbi këtë fushë të mjeksisë. Gjendja aktuale e 20-vjeçarit është po e njëjtë edhe pas operacionit në grykë. Nga diagnoza e spitalit mësohet se 20-vjeçari ka patur absces të gojës, ç’ka vërteton dhe njëherë gjendjen e përkeqësuar shëndetësore për shkak të infeksionit në dhëmballë./TCH

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 30/06/2023 14:10

    Dentists Mund te Jet nallban por per njeh gje jam I sigurt QE hepatitin se ka Marr te dentists.hepatiti do 6 muaj te shfaqet.keshtu QE Bie si teze.per te tjerat diku e ka fajin dentisti nallban Doku vet pacienti QE ahkojn si cjapi te kasapi.

    Përgjigju
    • Ris: 02/07/2023 12:11

      Lala te shfaqet me shenja te behet Aktiv ndersa nefe e merr si infeksuon viral ne anliza del qe ne 3 javet e para qe je kontaminuar

  • Iris: 30/06/2023 01:22

    Jane shtuar dentistet ne Shqiperi si floketoret e berberet dhe nivelin njelloj e kane,keshtu qe mos u habisni per asgje.Me bene pershtypje dhe fjalet e kirurgut,/po te kete dhimbje te marre qetesues,po te kete infeksion,t'i drejtohet spitalit/!! Z.kirurg,pacienti mund te kete dhimbje qe shoqerojne rikuperimin nga nje operacion,por mund te kete dhimbje edhe kur ka infeksion,nuk i perket atij dhe nuk eshte i kualifikuar te percaktoje shkakun e dhimbjes dhe nese duhet te marre nje qetesues,apo te shkoje ne spital,kur helmi eshte mahisur,kete detyre e keni ju mjeket t'a beni,por ju i lini ne dore te pacienteve dhe ja perfundimi.

    Përgjigju
    • meli: 30/06/2023 23:00

      Alfredi babi i djalit tani ka mbetur pa lek, une i njoh vete mire ata shfrytezues dhe mashtrues sa te klikosh emrin e tij te gjitha emisionet e mundshme dhe do beje viktimen do nxjerre djalin ne kete gjendje dhe po te shohesh videon ne youtube te plote une nuk shoh gje gabim te dentisti njehere ai ka pasur dhimbje ne krahun e kundert te heqjes se dhemballes cdo gje eshte ne neglizhencen e djalit 20 vjecar qe nga marrja e antibiotikeve dhe zvarritja vete deri ne gjendjen ku eshte ndodhur dhe ne fund i hedhin fajin te tjereve ,dhe mbi te gjitha te jesh nje i ri me dhembe kaq te demtuar kur nuk kujdesen per nje higjene bazike se di kush e ka fajin mosvalle dentisti dhe mjeku se keto te fundit gjithmone kryqezohen .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën