GJIROKASTER- Fluksi i klandestinëve të ardhur nga Lindja e Mesme dhe Afrika sa vjen e shtohet.
Pothuajse çdo ditë policia shqiptare ndalon klandestinë të dëbuar nga Greqia, të cilët shfrytëzohen nga trafikantë shqiptarë me qëllim kalimin drejt shteve të BE-së.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e Gjirokastrës jo vetëm informoi ndalimin e 24 klandestinëve pakistanezë, por raportoi dhe një ngjarje tjetër.
“Dy prej klandestinëve kanë shyqer derën e e një shtëpie në Hormove dhe kanë marrë ushqime”. Tregues se ky trafik i burimeve njerëzore mund të kthehet dhe në rrezik për sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.
Njëzet e katër klandestinët pakistanezë u ndaluan në orët e para të mëngjesit tek Uji i Ftohtë në Tepelenë. Policia e Gjirokastrës thotë se është identifikuar shoqëruesi shqiptar, A.D, 26 vjeç nga Fieri dhe për të ka nisur operacioni i arrestimit.
Klandestinët u pikasën rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Hormove teksa po ecnin nëpër kodra për t'iu shmangur postbllokut. Aksioni është kryer nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër, sektori i antitrafikut.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com