Horoskopi për datën 13 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 13 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 13 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Mjedisi yjor do nxitë disa mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift, por ato nuk do vazhdojnë shumë dhe nuk do lënë pasoja. Beqarët do jenë tejet tërheqës dhe do marrin propozime nga më të ndryshmet. Në fund do e kenë ata në dorë zgjedhjen që do bëjnë. Në planin financiar nuk duhet t'i lini gjërat pas dore sepse situata ka për t'iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni.
 
Demi
Pas problemeve që keni pasur kohët e fundit, sot gjërat do fillojnë të përmirësohen mes jush dhe partnerit. Nuk do keni më debate me të. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa sepse prej tyre do varet e ardhmja. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja di fillojë të përmirësohet. Shfrytëzojeni sa të mundeni këtë mundësi për të bërë edhe investime.
 
Binjakët
Mos i lejoni personat e jashtëm të ndërhyjnë tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite sepse mund t'ua prishin harmoninë të cilën e keni arritur me shumë mund. Beqarët duhet ta lënë veten sa më të lirë dhe duhet të bëjnë atë që do ju thotë zemra. Në planin financiar jo çdo gjë do ju shkojë si e kishit menduar kështu që e mira është të bëni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja
Komunikimi në çift do jetë shumë i ngrohtë  gjatë kësaj dite. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje apo konflikti me partnerin. Beqarët duhet të jenë me të vendosur në mënyrë që të arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Mos iu besoni verbërisht këshillave të të tjerëve. Në planin financiar do ju duhet sa me tepër maturi dhe kujdes që gjendja mos përkeqësohet.
 
Luani
Do jeni shumë nostalgjikë sot ju të dashuruarit dhe do përhumbeni në kujtimet e së shkuarës. Nuk pritet të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Beqarët do realizojnë plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do shndërrohet në diçka serioze. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që kufizojini sa të mundeni shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme serioze.
 
Virgjëresha
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënien tuaj do e adhurojnë të gjithë. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas të metave më të vogla sepse në këtë mënyrë nuk do e gjejnë dot kurrë një person të përshtatshëm. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm në mënyrë që gjendja të mos ketë probleme.
 
Peshorja
Jeta juaj në çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Në shume momente do ndiheni mire me atë që keni në krah dhe do jeni gati tëhidhni edhe hapa më të mëdha. Beqarët do kenë një dite premtuese dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar nëse nuk doni të keni probleme dhe vështirësi me tej.
 
Akrepi
Ditë shumë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do keni debatë të zjarrta me partnerin tuaj, madje edhe për gjëra elementare. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme dhe do ju duket shpesh sikur janë nëpër ëndrra. Në planin financiar Venusi do jetë pozicionuar keq. Nuk do jeni aspak të matur me shpenzimet dhe kjo do shkaktojë probleme.
 
Shigjetari
Jupiteri do krijojë mjedisin e duhur sot për ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për të qëne e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do kenë as dashuri me shikim të parë dhe as takime interesante. Për ju asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Financat nuk do jenë aspak ashtu si duhet,  kështu që mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse keni për të pasur probleme.
 
Bricjapi
Partneri do bëje deklarata të forta dashurie gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me të do ndryshojë rrënjësisht për mirë. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen në çdo moment. Në planin financiar do keni një ditë me shumë fat kështu që situata do vijë duke u përmirësuar.
 
Ujori
Dita e sotme do jetë e jashtëzakonshme për ata që janë në një lidhje. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë harmonia dhe bashkëpunimi në çdo moment. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen për asgjë sepse mund te lëndohen pa masë. Buxhetin do arrini ta mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që gjendja nuk ka për të mbetur aspak delikate.
 
Peshqit
Venusi, Neptuni dhe Urani do përkujdesen gjithë kohës për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do e kenë zili. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por deri në fund të ditës mund të fillojnë edhe lidhje interesante. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e shkëlqyer.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani