Horoskopi për datën 14 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 14 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 14 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Ditë e bekuar dhe e mbushur me emocione të forta do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast nga partneri. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që do ndiejnë. Financat për fat të mire do kenë përmirësime, por kjo nuk do te thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur.
 
Demi
Ditë e mbushur me momente të lumtura do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri do mendojë gjatë gjithë kohës për ju dhe do mundohet t'ua bëjë çdo çast sa me emocionues. Beqarët do realizojnë papritur takime të veçanta të cilat mund t'ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Duhet t'i bëjnë sytë katër. Buxheti do jetë i mirë, mos u shqetësoni aspak.
 
Binjakët
Ditë fantastike ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment keni për t'u ndier mirë me atë që keni në krah dhe nuk do doni të qëndroni shumë kohe larg. Beqarët do jenë sensualë pafund dhe do arrijnë të bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Financat do jenë të mira, por nëse tregoheni impulsive situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
 
Gaforrja
Ditë e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të madh do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë probleme. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë ndryshim në jetën e tyre dhe do i shmangin edhe mundësitë për takime. Në planin financiar duhet t'i bëni me kujdes llogaritë në mënyrë që të mos ju dalin probleme as me vonë.
 
Luani
Ditë monotone do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente mundet edhe të mërziteni tej mase. Beqarët do jenë tërheqës dhe do e kenë shumë të lehtë për të bërë për vete atë që pëlqejnë deri në mbrëmje jeta e tyre do ndryshojë. Me financat duhet pasur kujdes sepse nëse fillojnë problemet zor se do shpëtoni lehtë prej tyre.
 
Virgjëresha
Për disa prej atyre që janë në një lidhje mund të ketë disa probleme sot. Nuk do merren dot vesh me njeri-tjetrin dhe nuk do bëjnë aspak lëshime. Pjesa tjetër do kalojnë një ditë të qetë. Beqaret nuk duhet të ëndërrojnë shumë gjatë kësaj dite sepse në një moment apo në një tjetër mund të zhgënjehen pafund. Perspektivat financiare do jenë goxha të mira.
 
Peshorja
Ditë e mbushur me vështirësi të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë prej jush do prekin edhe disa tema delikate të cilat mund të sjellin debate të ashpra. Beqarët duhet të tregohen më të duruar në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni tronditje në këtë sektor.
 
Akrepi
Priten përmirësime të mëdha në marrëdhënien tuaj me partnerin gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njeri-tjetrin dhe do bëni edhe premtime. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe çdo gjë do ndodhë ashtu si e kishin ëndërruar. Buxhetin mbajeni nën kontroll pasi po filluan problemet nuk do dini ku të kërkoni ndihmë. Do keni vërtet probleme serioze.
 
Shigjetari
Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasdite dhe në mbrëmje do kenë me tepër kohë për njeri-tjetrin dhe do dashurohen me ëmbëlsi. Beqareët do ndihmohen nga Mërkuri dhe do e gjejnë personin e tyre ideal. Buxhetin do e keni më tepër në vëmendje kështu që gjendja do vijë gjithnjë e më shume duke u përmirësuar. Përfitoni për të shlyer disa borxhe.
 
Bricjapi
Sot duhet tëe kujdeseni më tepër se më parë për jetën tuaj në çift ju të dashuruarit sepse në të kundërt dikush tjetër mund të përfitojnë nga kjo gjë. Beqarët do dinë si të joshin dhe do arrijnë të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse shpenzoni pafund dhe pa u menduar aspak, situata mund të dalë shume shpejt jashtë kontrollit.
 
Ujori
Sot do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj dhe mund të merrni edhe vendime te rëndësishme për të ardhmen. Kënaqësitë dhe emocionet nuk do ndalen për asnjë çast. Beqarët do kenë një ditë pozitive dhe plot ngjyra. Mire është ta shfrytëzojnë sa më shumë. Në planin financiar duhet të jeni të arsyeshëm dhe nuk duhet të luani me zjarrin.

Peshqit
Do jeni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot ju të dashuruarit. Marrëdhënia me të do ecë për mrekulli. Në mbrëmje mundet edhe të habiteni nga një surprizë  gjigante që do iu bëhet. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek financat kështu që gjendja do fillojë të normalizohet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?