Horoskopi për datën 16 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 16 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 16 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Dita e sotme nuk do jetë aspak pasionante për juve që jeni në një lidhje. Për shumë gjëra madje nuk do merreni vesh dhe mund të keni debate të zjarrta. Beqarët për fat të mirë do marrin deklarata të forta dashurie dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Në planin financiar nuk do arrini dot ta mbani ekuilibrin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Bëni edhe pak durim.
 
Demi
Bëni kujdes nga Plutoni gjatë kësaj dite, i cili mund të sjelle debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift. Mundohuni të tregoheni gjithë kohës realiste dhe të kuptueshëm. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar lidhje, por njëherë për njëherë do pranojnë të kenë vetëm miqësi me ata që do njohin. Për financat do jetë ditë disi më e begate.
 
Binjakët
Do i qëndroni gjithë kohës besnike partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri kështu që edhe për disa kohe do vazhdojnë të jetojnë të vetmuar. Në planin financiar situata do jetë më e mire se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë qe për këtë arsye të kryeni shpenzime të ekzagjëruara.
 
Gaforrja
Ditë e mrekullueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni në krah dhe do ndiheni gati të bëni plane për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të joshur dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë prandaj çdo hap duhet ta hidhni me kujdes dhe maturi.
 
Luani
Tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Shpesh do ndiheni keq dhe mund të doni të shkëputeni nga gjithçka. Beqarëve do ju ndodhë diçka e papritur që do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Në planin financiar do dini si t'i menaxhoni të ardhurat tuaja në çdo moment dhe gjendja do fillojë te stabilizohet.
 
Virgjëresha
Yjet do e mbrojnë në çdo moment jetën tuaj në çift gjate kësaj dite dhe mes jush dhe partnerit nuk do ndodhë asgjë e keqe. Në mbrëmje madje mund të kaloni edhe disa çaste romantike. Beqarët nuk do jenë aspak në ankth sepse për ta më e rëndësishme sesa krijimi i një lidhjeje është qetësia shpirtërore. Financat nuk do i mbani dot të stabilizuara.
 
Peshorja
Do kënaqeni gjatë gjithë kohës sot ju të dashuruarit sepse partneri do ua bëjë çdo moment fantastik. Surprizat nuk do kenë të ndalur për asnjë moment. Beqarët do jenë mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë dot të gjejnë një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat. Buxheti do vazhdoje ende të jetë delikat. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
 
Akrepi
Do ndiheni plotësisht të lirë sot ju të dashuruarit dhe do bëni atë që do mendoni më të arsyeshme. Partneri do jetë gati të bëjë çdo gjë që do i propozoni vetëm që të ndihet sa më mirë. Beqarët do bëjnë mirë të mos ndërmarrin shumë rreziqe vetëm për të krijuar lidhje sepse mund të lëndohen. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.
 
Shigjetari
Dite plotësisht e qetë dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni as problemin më të vogël me partnerin dhe mund t'i zgjidhni edhe disa hatërmbetje të së shkuarës. Beqarët nuk do ndihen mirë dhe do preferojnë të qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë duket t'i bëni me kujdes llogaritë para se të kryeni çdo shpenzim.
 
Bricjapi
Lidhja juaj me partnerin do ketë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër gjatë kësaj dite. Në çdo moment do mendoni si ta krijoni surpriza dhe si të emocionoheni. Beqarët do jenë të logjikshëm, të këndshëm dhe joshës. Sot kanë për ta gjetur personin më të përshtatshëm. Me shpenzimet duhet të jeni të matur dhe gjendja ka për të mbetur gjithë kohës e mirë.
 
Ujori
Ditë e mbushur me çaste të këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të përmbushur në krahët e partnerit tuaj. Beqarët do jenë të paqartë në mendime dhe nuk do guxojnë të hedhin hapa. Shumë shpejt edhe për ta do ndodhin gjëra fantastike. Të ardhurat do mbeten të kënaqshme. Lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
 
Peshqit
Ditë e shkëlqyer do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni shpesh si nëpër ëndrra nga të cilat nuk do doni të zgjoheni. Beqarët nuk do kenë aspak druajte dhe do joshin këdo që do ju pëlqejë. Disa do jenë më me fat se të tjerët. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja do mbetet gjithë kohës e mire dhe pa probleme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot