Horoskopi për datën 17 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 17 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 17 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!


Dashi
Mos i helmoni fjalët tuaja për shkak të besimeve. Të gjithë njerëzit duhen trajtuar me respekt. Kurdo që nuk pajtoheni me diçka, tregoni përse. Nëse jepni kritika më të qeta do të ndryshoni edhe mendjen e njerëzve dhe do të fitoni mbështetje të madhe. Asnjëherë nuk keni qenë tipa që i bëni gjërat sipas mënyrave të dala mode. Qëllimi juaj është të punoni shpejt dhe në mënyrë efektive. Nëse kjo nënkupton se duhet të zgjidhni metoda tradicionale, bëjeni.

Demi
Jeni duke menduar të zgjeroni burimet e të ardhurave tuaja. Hapeni një biznes ose kërkoni pagë më të madhe. Ndiqni mundësitë që ju përshtaten me shkathtësitë tuaja organizative. Jeni shumë të mirë në krijimin e sistemeve që ua mundësojnë njerëzve të punojnë së bashku pavërejtshëm. Nëse nuk doni të menaxhoni të tjerët, mendoni sesi të siguroni të mira e shërbime që janë të dizajnuara t’ua lehtësojnë jetën atyre.

Binjakwt
Në vend që të shkoni me turmën, dëgjojeni zemrën. Merrni një rrugë të pazakonshme edhe pse miqtë e familjarët mund të shqetësohen. Jepni më të mirën nga vetja që t’ua bëni me dije se e dini çfarë jeni duke bërë. Zgjeroni horizontet tuaja sepse është koha e duhur. Do të mund të jeni më të inkurajuar në aspektin personal e profesional. Në vend se të shqetësoheni shumë me qasjen e dikujt, do ta keni mundësinë ta prezantoni veten si sharmant dhe me vetëbesim.

Gaforrja
Është koha të rrezikoni. Jeni lodhur duke mbetur në hije nga frika se çfarë mendojnë të tjerët. Shpaloseni punën tuaj dhe vendoseni në pah. Disa njerëz do të mbeten të mahnitur me guximin tuaj. Ata do ta kuptojnë se keni shumë talente të fshehta. Kjo do të bëjë që popullariteti juaj të rritet. Nuk ka asgjë më interesante sesa të zbuloni se ka mënyra të hapura. E gjithë vëmendja që keni marrë është interesante por duhet të mbani këmbët në tokë.

Luani
Një projekt grupor po përmbyllet me sukses. Është koha të festoni. Jo vetëm që do të bëni miq të mirë nga ky bashkëpunim por edhe do të fitoni respekt nga njerëz që më herët nuk i keni pëlqyer. Do të jetë një sukses i madh. Jeni shumë të impresionuar me një person kritik. Në fillim keni menduar se ky person po tregohet i keq. Por pas disa bashkëpunimeve e keni kuptuar se është shumë profesionist.

Virgjwresha
Keni mundësinë të tregoni forcën tuaj në një forum publik. Gjithmonë keni qenë shumë të zotë në komunikimin e ideve në mënyrë të detajuar. Kjo fiton edhe aprovimin e atyre që vlerësojnë punën tuaj. Nëse keni kërkuar dashurinë ka mundësi që do të merrni shumë oferta. A jeni të lumtur me karrierën aktuale? Mendoni të gjeni mënyra të ndryshme për para shtesë.

Peshorja
Puna me dikë që ka të kaluar krejtësisht të ndryshme prej jush do të jetë shumë e mirë. Do të përfitoni shumë nëse i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Herë pas herë, ju tregoheni të turpshëm. Por partneri juaj do të ketë një qasje krejtësisht direkte dhe askush nuk do të ofendohet. Do të jetë ndjenjë e mirë të thoni atë që keni në mendje pa fshehur ndjenjat e vërteta. Gjithmonë e keni kapacitetin t’i caktoni të tjerët në vendin kryesor.

Akrepi
Jeta juaj e dashurisë po mbushet me entuziazëm. Një partner shumë i mirë do të bëjë gjithçka që mundet për të përmbushur dëshirat tuaja sensuale. Jeni beqar? Do të ishte mirë të ndërroni statusin. Ka shumë gjasa të takoni dikë në një grup të veçantë, kurs për të rritur apo organizatë politike. Asgjë nuk ju impresionon më shumë se ky person i mençur e sharmant.

Shigjetari
Një raport i afërt që keni me dikë po definohet. Ka mundësi se do të fejoheni apo martoheni. Nëse jeni beqar, hyni në një bashkëpunim biznesi. Lini një agjent ose përfaqësues të merret me aspektet reprezentative derisa ju fokusoheni në pjesët kreative. Do të përfitoni shumë nga ekspertiza e këtij personi dhe do të fitoni shumë prestigj. A keni menduar të merreni me një çështje ligjore? Vendimi do të merret në anën tuaj.

Bricjapi
Bëni që zëri juaj të dëgjohet në ambiente pune. Jeni lodhur duke u ulur mënjanë, duke parë njerëzit joefikas që humbin kohë e para. Nëse propozoni një alternativë më të guximshme, do të fitoni respektin e kolegëve. Disa njerëz do të kenë frikë nga mundësia që t’ua rrezikoni punën. Rrini pozitiv dhe mbani qëndrimin tuaj. Shpejt, do të fitoni besimin e mbikëqyrësve.

Ujori
Përfitoni nga rasti të bëni diçka që s’e keni përjetuar. Lëreni një mik t’ju dërgojë ta shikoni një film të marrë. Lexoni një libër sfidues. Huazoni muzikën e preferuar të një të afërmi. Do të shijoni shumë nëse hyni në një botë që s’e njihni mirë. Keni simpati për dikë? Mësoni sa më shumë që mundeni për artistët dhe gjërat që i pëlqejnë. Ka shumë mundësi që shija e tyre të rezonojë me tuajën.

Peshqit
Më në fund do të merreni me një çështje pronësore që ju ka mbetur në kokë. Nënshkruani një kontratë qiraje, shisni një shtëpi ose blini tokë diku. Ky ndryshim do t’ju sjellë përfitime, duke ju dhënë më shumë privatësi. Megjithëse i doni miqtë dhe familjarët, keni nevojë për qetësi. Edhe nëse kjo nënkupton se duhet të jetoni vetëm s’ka rëndësi. Duhet ta bëni.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot