Horoskopi për datën 19 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 19 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 19 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

DASHI
Ditë energjike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë gjëra të bukura do ndodhin mes jush dhe partnerit dhe kënaqësitë do jenë të forta. Beqarët do kenë një ditë interesante. Nuk mund të fillojnë menjëherë lidhje, por ama do takojnë persona të veçantë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do dini sa para të shpenzoni e sa të hiqni mënjanë.

DEMI
Nëse jeni në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e kënaqshme edhe pse jo me emocione aq të forta sa kishit ëndërruar. Beqarët duhet të tregohen sa më të kujdesshëm që të munden sepse do ketë disa persona që do mundohen t'i joshin e me pas do i lëndojnë. Ne planin financiar situata do fillojë të përmirësohet pak nga pak. Bëni edhe pak durim para se të investoni.

BINJAKET
Ata që janë në një lidhje sot do kenë arsye plot për të qenë të lumtur. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm dhe do ndihen me fat që janë çift. Beqarët gjithashtu do jenë me fat në dashuri dhe do e gjejnë personin për të cilin do iu rrahe zemra fort. Në planin financiar do ju duhet ta kufizoni edhe më shumë veten tuaj në mënyrë që të mos përballeni me probleme serioze.

GAFORRJA
Do ndiheni si të plogësht sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do jetë aq e mirë sa ju keni ëndërruar. Mundohuni t'i ndryshoni gjërat sa më parë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe ka mundësi të fillojnë shpejt edhe lidhje goxha serioze. Buxhetin do e menaxhoni me përkujdes dhe maturi. Ne këtë sektor nuk do ju dalë as problemi më i vogël.

LUANI
Ditë e mbushur me momente të bukura do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni aspak debate dhe probleme me të. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por papritur do ju ndodhë diçka e jashtëzakonshme. Buxheti do jetë më i mirë se disa ditë më parë, por jo aq sa për të kryer shpenzime kuturu.

VIRGJËRESHA
Ditë rutinë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente do doni të largoheni nga gjithçka dhe të kërkoni emocionet e munguara. Gjithsesi mirë është të mos hidhni hapa të nxituara për të cilat do pendoheni pa masë. Beqarët do kenë një jetë shoqërore mjaft aktive dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një partneri në krah. Financat do arrini t'i mbani të stabilizuara.

PESHORJA
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë e trazuar sot. Në disa momente mund ta mendoni edhe ndarjen, por nuk do arrini ta hidhni dot këtë hap. Beqarët nga ana tjetër do flirtojnë në çdo moment, por nuk do mundin dot të fillojnë një lidhje. Duhet të presin edhe pak kohë. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë duket të tregoheni ende të kujdesshëm me shpenzimet derisa situata të përmirësohet më tepër.

AKREPI
Në tërësi marrëdhënia në çift do jetë e mirë sot, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshjeje të vogël që do kalojë sa hap e mbyll sytë. Dashurohuni si ta ndieni me atë që keni në krah. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mundet edhe të hedhin hapat e para drejt fillimit të një lidhjeje. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur dhe do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

SHIGJETARI
Dita e sotme do fillojë mirë, por në mesditë mund të ndodhin disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe t'i pranoni gabimet tuaja. Beqarët nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin e tyre, por njohje të reja do pranojnë të kenë. Për financat do jetë një ditë akoma më e favorshme se më parë. Mund të kryeni pa frikë edhe disa investime.

BRICJAPI
Ditë e zakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni asnjë problem me partnerin tuaj, por nga ana tjetër asnjeri nuk do ketë nerva për të bërë surpriza. Beqarët do bëjnë mirë t'ia lënë çdo gjë kohës, pasi nëse nxitohen mund të bëjnë gabime. Financat do jenë të paqëndrueshme gjatë gjithë kohës. Nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme.

UJORI
Do bëni më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj ditë dhe marrëdhënia me të do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me ngjyra, kënaqësi dhe emocione. Asgjë nuk do jetë me si më parë dhe do ndiheni të përmbushur. Në planin financiar vazhdoni të jeni vigjilentë edhe për pak kohë dhe keni për ta pare që gjendja do përmirësohet.

PESHQIT
Mundohuni të mos e ndërlikoni me dorën tuaj jetën në çift gjatë kësaj dite sepse do vijë një ditë kur do pendoheni pafund. Lëreni tjetrin të shprehë lirshëm atë që ndjen. Beqarët do jenë të kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet. Në planin financiar gjendja do përmirësohet papritur falë një shume parash që do merrni nga një pune e përfunduar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot