Horoskopi për datën 20 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 20 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 20 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

DASHI
Sot do keni ide fantastike si ta bëni jetën tuaj në çift sa më të bukur. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paparashikueshme. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë menjëherë statusin e tyre kështu që tani për tani do e kalojnë kohën e lirë me miqtë e ngushtë. Për financat do jetë ditë e begatë. Gjendja do përmirësohet më shumë sesa e kishit menduar.

DEMI
Ditë e qetë dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe emocionet kanë për të qenë të forta. Beqarët më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje afatgjatë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme megjithatë as probleme serioze nuk do keni.

BINJAKËT
Ditë e mbushur me emocione të mëdha do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah. Beqarët do ndihmohen nga Dielli dhe do arrijnë ta ndryshojnë statusin e tyre. Në planin financiar asgjë nuk ka për të qene si më parë. Pas masave të marra së fundmi situata do filloje të stabilizohet.

GAFORRJA
Do ndjeni më shumë se kurrë më parë për partnerin tuaj sot dhe do mundoheni t'ia shprehni atij emocionet me mënyra nga më të ndryshmet. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë pasi pak ditë më vonë yjet kanë programuar diçka vërtet interesante. Financat do mbeten ende delikate kështu që tregohuni sa më të matur nëse nuk doni të keni probleme.

LUANI
Sot do merrni vendime te rëndësishme ju të dashuruarit dhe jeta ka për t'iu ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Partneri do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e presin. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë. Në rastin më të keq do bëni mirë të kërkoni ndihmën e të afërmve.

VIRGJËRESHA
Plutoni do jetë planeti më i favorshëm për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Në çdo moment do ndiheni mirë me atë që keni në krah. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i harroni përgjithmonë. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me njohje të reja. Do e kenë vetë në dorë se çfarë hapash do hedhin. Gjendja e financave nuk do jetë aspak e keqe.

PESHORJA
Ditë shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i kuptoni gabimet që keni bërë kundrejt partnerit dhe do mundoheni të gjeni mënyrat e duhura për t'i zgjidhur ato. Beqarët do takojnë disa persona, por për asnjërin nuk do iu rrahë zemra. Buxheti do mbetet i mirë kështu që mund ta kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

AKREPI
Nëse jeni në një lidhje, as vetë nuk do e besoni sot sesi gjërat do ju rrjedhin aq mirë. Do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive me atë që keni në krah. Beqarët nga ana tjetër do jenë sharmante dhe do marrin propozime të shumta. Le të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa. Financat nuk do jenë të këqija dhe nga ana tjetër do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve.

SHIGJETARI
Lëreni pas krahëve të shkuarën e hidhur ju të dashuruarit sepse nëse nuk e bëni keni për të pasur probleme në çift dhe gjithë kohës do jeni të mërzitur. Beqarët do arrijnë të kenë një ditë të bukur dhe me një ngjarje të rëndësishme. Le të bëhen gati shpirtërisht. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi. Përfitoni për të kryer edhe ndonjë shpenzim më tepër.

BRICJAPI
Kujdes me ato që do thoni gjatë kësaj dite sepse partneri nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të lindin debate e mosmarrëveshje të forta. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ndiejnë pa menduar për fjalët e të tjerëve. Në fund të fundit është jeta e tyre. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë dhe vetëm duke marrë hua do mund t'ia dilni mbanë sot.

UJORI
Planetët do vazhdojnë të kenë ndikim shumë të madh tej jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Do jeni më të afërt me partnerin tuaj dhe do kaloni më shumë çaste romantike së bashku. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa të rëndësishëm. Tani për tani nuk ka ardhur ende momenti. Të ardhurat do vazhdojnë të mbeten të mira.

PESHQIT
Mundohuni të mos e ndërlikoni me dorën tuaj jetën në cit gjatë kësaj dite sepse do vijë një ditë kur do pendoheni pafund. Lëreni tjetrin të shprehe lirshëm atë që ndjen. Beqarët do jenë të kujdesshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftesë që do iu bëhet. Në planin financiar gjendja do përmirësohet papritur falë një shume parash që do merrni nga një punë e përfunduar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'