Horoskopi për datën 21 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 21 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 21 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Ditë më pak e tensionuar ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni me të logjikshëm dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bere më herët. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës, por nuk do ja dalin ende të fillojnë një lidhje. Në planin financiar Plutoni do ju shtyjë të tentoni të fitoni para me mënyra të shpejta. Kujdes sepse po gabuat mund të humbni më shumësesa te fitoni.
 
Demi
Motivet e debateve me partnerin do jenë më të shumta gjatë kësaj dite. Nëse tregoheni paksa më të drejtpërdrejtë me të mbasë gjërat mund të përmirësohen. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dale e për të njohur persona të rinj. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.
 
Binjakët
Sot do përjetoni emocione shumë të forta ju që jeni në një lidhje. Partneri do ju bëjë një deklaratë fantastike e cila do ua mbushë zemrën me gëzim. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeten më të vetmuar. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar. Sido që të jetë shpenzimet duhet të vazhdoni ende t'i kryeni me maturi.
 
Gaforrja
Sot duhet të bëni shumë kujdes ju të dashuruarit që të mos e tradhtoni atë që keni në krah. Po bëtë gabime të tilla jo vetëm që do ndaheni, por do krijoni edhe një përshtypje të keqe për veten. Beqarët ka rrezik të jenë impulsive dhe mund të hedhin hapa të pamenduara mirë. Sektori i financave ka për të mbetur i qëndrueshëm. Do dini mirë si t'i organizoni të ardhurat.
 
Luani
Venusi, përendesha e dashurisë do ketë goxha ndikim tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Priten momente të këndshme dhe emocione shumë të forta. Beqarët gjithashtu do jenë me fat dhe jeta mund t'iu ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që situata të mbetet e qëndrueshme duhet të tregoheni në çdo moment të matur dhe të kujdesshëm.
 
Virgjëresha
Ditë entuziaste ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Sot do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe për gabimet e bëra do kërkoni falje. Beqarët duhet t'i bëjnë sytë katër në çdo moment të ditës, pasi personi i ëndrrave mund të shfaqet kur ta me pak do e presin. Buxheti do ketë përmirësime goxha të mëdha falë një trashëgimie ose fale një shpërblimi të majme.
 
Peshorja
Planetët ka rrezik të ndikojnë negativisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe mund të sjellin probleme të mëdha. Për asnjë moment nuk do merreni vesh me atë që keni në krah dhe nuk do i pranoni as këshillat e miqve. Beqarët nga ana tjetër mund të kenë papritur dashuri me shikim të parë. Në planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të tregoheni të palogjikshëm.
 
Akrepi
Planetët do ju bëjnë me optimiste sot juve që jeni në një lidhje kështu që do ndiheni më mirë dhe do jeni më të qeshur. Beqarët do marrin propozime interesante dhe mund të hedhin edhe hapa të menjëhershme. Gjithçka do jetë në dorën e tyre. Në planin financiar Jupiteri do sjellë fat me shumicë. Gjendja ka për të qene e mirë dhe mund të bëni edhe disa investime.
 
Shigjetari
Do bëni të pamundurën për të bashkëpunuar me partnerin tuaj sot dhe për të krijuar një klimë sa më të ngrohtë. Çdo gjë do ecë mirë mes jush. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të gjetur dashurinë sepse do vijë një ditë që do pendohen për këtë gjë. Financat mund të kenë goxha tronditje pasi do ju duhet patjetër të bëni shpenzime.
 
Bricjapi
Sot do kaloni një dite të bukur dhe pa probleme ju të dashuruarit. Nuk do keni aspak debate me partnerin, përkundrazi do qeshni me ato që keni pasur dikur. Beqarët do ndihen mirë gjithë kohës kështu që nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Financat do mbeten goxha të mira pasi nuk do e teproni me shpenzimet dhe paret që keni do i menaxhoni me kujdes.
 
Ujori
Ditë e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do e dashuroni partnerin si asnjëherë me parë dhe nuk do mungojnë surprizat nga të dy palët. Beqarëve do ju realizohen ëndrrat mëe të bukura dhe jeta do ju marrë drejtimin e shumëpritur. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze, por miqtë dhe familjaret nuk do ju lënë në baltë.
 
Peshqit
Jeta juaj në çift do jetë shumë here më e mire sot. Mes jush dhe partnerit nuk ka për të pasur asnjë lloj problemi, përkundrazi do i zgjidhni edhe të vjetrat që i kishit lënë pezull. Beqarët do dinë si të flirtojnë dhe si të joshin, kështu që sot do ketë të reja për ta. Në planin financiar gjendja ka për t'u përmirësuar shpejt pas masave që ju keni marrë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'