Horoskopi për datën 22 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 22 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 22 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

Dashi
Ndjenjat mes jush dhe partnerit do jenë edhe me të forta gjatë kësaj dite. Do dëshironi të kaloni me tepër kohë me njeri-tjetrin dhe mund të mendoni edhe për surpriza. Beqarët do kenë pafund dëshirë për të filluar një lidhje, por kushtet sot nuk janë aq të favorshme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e nevojshme.
 
Demi
Sot duhet të përgatiteni për emocione shumë të forta ju të dashuruarit. Shumë gjëra kanë për të qënë ndryshe nga mëe parë dhe mund të arrini edhe në qiell të shtatë. Beqarët duhet të tregohen me të duruar nëse duan të gjejnë personin më të përshtatshëm. Nëse nuk e bëjnë këtë gjë do jenë të humburit. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta kështu që tregohuni sa më të matur.
 
Binjakët
Periudha e akullt dhe me probleme për jetën tuaj në çift do marrë fund njëherë e mirë. Sot dielli do rilindë dhe atmosfera në tërësi do ngrohet tej mase. Beqarët do takohen me dikë dhe zemra ka për t'iu rrahur me fort se kurrë ndonjëherë më parë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe aspak problematike. Vazhdoni t'i menaxhoni me këtë përkujdes dhe maturi.
 
Gaforrja
Dita e sotme nuk do jetë gjithë kohës e mirë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat do i kaloni me lehtësi. Beqarët do kenë disa takime, por mirë do jetë të mos nxitohen për të hedhur hapa. Në tërësi buxheti ka për të qene goxha i mirë. Do i kryeni shpenzimet e menduara dhe do iu mbeten edhe para mënjanë.
 
Luani
Ditë e mbushur me emocione të forta do jetë kjo e sotmja, si pozitive ashtu edhe negative. Jo gjithmonë do jeni në humor dhe në disa momente mund të keni edhe mosmarrëveshje. Beqarët do jenë sensuale dhe do joshin cilindo që do pëlqejnë. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen, por kjo nuk do te thotë që ju t'i shpenzoni menjëherë paratë qëe do merrni.
 
Virgjëresha
Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do i buzëqeshni gjatë gjithë kohës njeri-tjetrit dhe do doni të qëndroni sa më shumë së bashku. Partneri mund t'iu bëjë edhe një propozim interesant. Beqarët duhet t'i pranojnë të gjitha ftesat, por nuk duhet të nxitohen të hedhin hapa. Buxheti ka për të qene disi problematik. Bëni kujdes!
 
Peshorja
Tension, debate, mosmarrëveshje. Dita e sotme do jetë e zymte për të dashuruarit. Shpesh do ndihen aq keq saqë do mendojnë edhe të ndahen. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të pasur ndryshime në jetën sentimentale, pasi sot nuk është koha e duhur. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë ato para që do keni duhet t'i hiqni mënjanë për kohet më të vështira që priten të vijnë.
 
Akrepi
Ditë e mbushur me debate do jetë kjo për të dashuruarit. Nuk do bini dakord për asgjë dhe nga ana tjetër do këmbëngulni që të dale e juaja. Ky do jetë një gabim i madh. Beqarët nuk duhet të hezitojnë të njihen me persona të ndryshëm pasi me tej askush nuk do i detyrojë të bëjnë një zgjedhje. Në planin financiar nuk do keni probleme dhe kjo falë menaxhimit te mire që keni bërë së fundmi.
 
Shigjetari
Ditë shumë e bukur do jetë kjo për të dashuruarit. Pranë njëri-tjëtrit do ndiheni më së miri dhe madje mund të bëni edhe disa plane afatgjata për të ardhmen. Beqarët ka rrezik të kenë disa incidente me kolegët dhe nuk do jenë në humor për ta kërkuar dashurinë. Buxhetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore sepse situata mund të përkeqësohet atëherë kur nuk do e prisni.
 
Bricjapi
Ka rrezik që klima në jetën tuaj në çift të jetë e acartë sot dhe debatet të bëhen akoma më të forta sesa kanë qënë. Kujdes me çdo fjalë që do thoni. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe nga ana tjetër nuk do e ndiejnë vetminë fale miqve që do iu qëndrojnë pranë. Buxheti do vijë duke u përmirësuar çdo ditë e me shumë. Bravo për përpjekjet dhe masat e marra.
 
Ujori
Sot do flisni hapur me partnerin tuaj. Do i thoni atij se e doni shume, por nuk jeni gati të jetoni si të burgosur vetëm për t'ia bërë qejfin. Mund të merrni edhe disa vendime në bazë të asaj që ai do thotë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka do ju ndryshojë. Buxheti do jetë goxha i mire kështu që do mund të bëni edhe disa investime me tepër se zakonisht.
 
Peshqit
Dite e mbushur me bashkëpunim dhe pozitivizëm do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të mendojnë edhe të fillojnë lidhje me personat që kane kohë që i joshin. Buxheti ka për të qenë goxha i mirë, kështu që nuk do jetë nevoja ta kufizoni gjithë kohës veten kur të bëni shpenzime.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'