Horoskopi për datën 24 dhjetor
2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 24 dhjetor<br />2016! Ja sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 24 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj!

DASHI
Nëse jeni në një lidhje dhe dëshironi ta bëni xheloz partnerin tuaj, sot mund të përballeni me pasoja goxha të rënda. Mos u nxitoni sepse ajo që e bëni për mirë mund të dale keq. Për beqarët do ketë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë serioze nuk do ndodhë. Në planin financiar, për fat të mirë gjendja do fillojë të stabilizohet falë të gjitha masave që keni marrë.

DEMI
Falë ndikimit pozitiv të Hënës, sot nuk priten as probleme dhe as mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift. Do jetoni qetësisht dhe madje do arrini t'i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët do kenë njohje të reja, por do hezitojnë të hedhin ndonjë hap. Në planin financiar do jeni shumë herë më të kujdesshëm se kohët e fundit dhe do e menaxhoni me maturi buxhetin.

BINJAKËT
Çështjet e zemrës kane për të ecur mirë sot. Ata që janë në një lidhje do përjetojnë emocione dhe kënaqësi në çdo moment, ndërkohë që beqarët do takojnë persona fantastikë me të cilët shumë shpejt do fillojnë lidhje të qëndrueshme. Gjithçka do ndryshojë për ta brenda pak kohesh. Gjendja financiare do jetë e mirë, por gjithsesi mirë është të mos shpenzoni kuturu.

GAFORRJA
Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe mund të përgatisni herë pas here edhe surpriza të këndshme për ata qe keni në krah. Beqarët do bëjnë gjithashtu çdo gjë që të bien në sy dhe të fitojnë simpatinë e të tjerëve. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë se disa ditë më parë kështu që mund t'i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër.

LUANI
Kjo e sotmja nuk ka për të qenë ditë aspak e mirë për ju që jeni në një lidhje. Do acaroheni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah dhe do debatoni ashpër. Beqarët më në fund do takojnë një person të mrekullueshëm, me humor dhe që do i bejë të ndihen të plotësuar. Në planin financiar do bëni të pamundurën që situata të stabilizohet. Do lodheni pak, por do ja dilni.

VIRGJËRESHA
Do jeni shumë agresive me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe atmosfera në çift nuk do jetë aspak e ngrohtë. Nëse nuk ndryshoni sjellje shumë shpejt do arrini në ndarje. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do takojnë sepse me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Financat kanë për të qenë më të mira nga sa kishit menduar.

PESHORJA
Ditë shumë e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i lini pas krahëve problemet që keni pasur dhe do shihni vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur. Beqarët do flirtojnë në çdo moment, por nuk do arrijnë dot të bëjnë për vete asnjë person. Financat nuk do jenë të këqija, por as shumë të majme sa për të bërë investimet e menduara.

AKREPI
Nuk do ndiheni aspak mirë sot në jetën tuaj në çift pasi debatet me partnerin do jenë të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me të pasi kokëfortësia do mbizotërojë nga të dyja palët. Beqarët më mirë të mos hedhin asnjë hap sepse mundësitë e sotme nuk do jenë aspak të mira. Buxhetin do e riorganizoni më së miri dhe gjendja nuk do ketë aspak tronditje.

SHIGJETARI
Juve që keni tashmë një lidhje do jeni edhe më romantikë sot dhe do mundoheni ta surprizoni herë pas here atë që keni në krah. Mbrëmja ka për të qenë vërtetë e veçantë. Beqaret duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa në mënyrë që të mos afrohen me dikë që nuk është i denjë për ta. Perspektivat financiare do jenë goxha të mira dhe do hiqni edhe para mënjanë.

BRICJAPI
Jeta juaj në çift ka për të qenë më e animuar se kurrë më parë sot. Pranë partnerit do përjetoni emocione dhe kënaqësi të forta. Beqarëve do ju vijnë rrethanat të tilla që do fillojnë menjëherë një lidhje fantastike. Asnjëherë nuk e kishin menduar se mund t'iu ndodhte diçka e tillë. Financat do jenë disi më të qëndrueshme se para pak ditësh prandaj do jeni më të qetë.

UJORI
Ditë mjaft e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do keni as problemin më të vogël. Beqarët do jenë plot e përplot me angazhime dhe nuk do kenë kohë të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar fati ka për të qenë në anën tuaj kështu që shfrytëzojeni rastin për të organizuar mirë gjithçka e për të hequr disa para mënjanë.

PESHQIT
Sot do jeni me liberalë dhe më tolerantë në jetën tuaj në çift ju të dashuruarit. Për këtë arsye marrëdhënia me partnerin ka për të qenë edhe më e bukur. Beqarët do ndihmohen nga Dielli dhe do e gjejnë një person për të cilin do iu rrahë zemra fort. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja nuk do ketë aspak tronditje. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt do keni përmirësime të dukshme.

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'